Ndryshimet më të çuditshme nëpër të cilat kalojnë shtatzënat

Life style

Ndryshimet më të çuditshme nëpër të cilat kalojnë shtatzënat

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:12
Ilustrim

Shtatzënia është njëra ndër sfidat më të mëdha të natyrës. Gjatë saj, femrave u ndodhin gjëra të ndryshme.

Këto janë gjërat më të çuditshme.

Shputa të mëdha

Këpucët e vjetra me siguri do t’ju bien të ngushta, sepse te shumica e shtatzënave shputat rriten gjatë shtatzënisë. Kjo ndodh për shkak të peshës së tepërt dhe ënjtjeve të shputave.

Rritje e shtuar e qimeve

Në shtatzëni flokët janë më të dendura dhe më të bujshme, prandaj edhe qimet në pjesë të tjera të trupit rriten më shumë.

Ndjeshmëri ndaj dritës

Nuk është iluzion, vërtet është e mundshme që për shkak të dhembjes së kokës dhe marramendjes do të keni edhe probleme me shikimin.

Pëlcitja e flokëve

Ndonëse shumicës së shtatzënave flokët u janë dukshëm të dendura në shtatzëni, një pjese tjetër flokët u pëlcasin lehtë. Flokët atëherë humbin shkëlqimin dhe vëllimin dhe duken të pajetë.

Aroma të çuditshme

Ndjeshmëria ndaj aromave gjithashtu është normale gjatë shtatzënisë. Që në fazën e hershme të shtatzënisë shqisa e shijes është shprehimisht e ndjeshme, madje edhe ndaj aromave më të buta të ushqimit.

Pjesët intime

Është e mundshme që pjesët tuaja intime të trupit të ndryshojnë ngjyrën.

Rrjedhja e qumështit

Sisët herët në shtatzëni fillojnë të ndryshojnë, ndërsa disa shtatzënave disa javë para terminit u rrjedh qumështi nga sisët.

Ndryshimet në lëkurë

Pothuajse secilës shtatzënë i shihet nivel i caktuar i shtimit të pigmentimit të lëkurës. Ndryshimet shfaqen që në fillim të tremujorit të parë të shtatzënisë. Gjithashtu, edhe lythat ekzistues mund të ndryshojnë gjatë shtatzënisë, por është e mundshme edhe shfaqja e lythave të rinj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat