Kujdes kur ngrini zërin dhe dorën ndaj fëmijëve, nuk e keni idenë çfarë dëmi mund të jeni duke u shkaktuar

Life style

Kujdes kur ngrini zërin dhe dorën ndaj fëmijëve, nuk e keni idenë çfarë dëmi mund të jeni duke u shkaktuar

Më: 16 qershor 2018 Në ora: 23:30
Ilustrim

Dihet që fëmijët e rritur nga prindër të depresionuar dhe akthiozë kanë rrisk shumë më të lartë se të tjerët që të jenë depresivë dhe ankthiozë.

Po një këkim i fundit ka gjetur se njerëzit e rritur nga prindër kritikues u kushtojnë shumë më pak vëmendje emocioneve në fytyrat e njerëzve të tjerë. Po ndërsa leximi dhe kuptimi i shprehjeve emocionale në fytyrat e njerëzve të tjerë na ndihmon të ndërtojmë marrëdhënie të dobishme,shmangia e këtyre shprehjeve ndihmon në shpjegimin se sa prindërimi kritik çon në rriskun e lartë të ankthit dhe depresionit në jetën e mëvonshme, pasi marrëdhëniet mes njërëzve janë shumë të rëndësishme për mirëqenien.

Nga studimet e mëparshme, studiuesit e dinin se njerëzit kanë një tendencë për të shmangur gjërat që i janë të pakëndshme për ta, që u sjellin shqetësim apo trishtim, sepse ndjenjat e tilla janë të padurueshme. Po ashtu dihej se fëmijët me një prind kritikues kanë më shumë gjasa të përdorin strategjinë e shmangies kur janë në vështirësi krahasuar me fëmijët pa prindër kritikues.

Ky studimim konsistoi në mbledhjen e të dhënave nga vëzhgimi i një eksperimenti të thjeshtë social, në të cilin – pasi prindërit bisedonin me fëmijën e tyre nga 7 -11 vjeç për 5 minuta, fëmijës pas kësaji kërkohej të vëzhgonte foto të ndryshme me shprehje emocionale ose jo dhe të përshkruante emocionin që shihte në foto.

Studiuesit vëzhguan së pari se sa kritika u bënë nga prindi në segmentin e bisedës 5 minuta dhe më pas ata vunë re se fëmijët që ishin kritikuar e shmangnin parjen e fotove ku fytyrat tregonin çdo lloj shprehjeje emocionale.

Autorët e studimit thanë se: “Këto gjetje sugjerojnë që fëmijët me një prind kritikues nuk i kushtojnë vëmendje fytyrave që shprehin emocion. Kjo sjellje ndikon në marrëdhëniet e tyre me të tjerët dhe mund të jetë një nga arsyet se pse fëmijët e ekspozuar ndaj niveleve të larta të kritikave janë në rrezik të përfshihen nga depresioni dhe ankthi.

Duke pasur parasysh këtë zbulim, se fëmijët me një prind kritikues i kushtojnë më pak vëmendje të gjitha shprehjeve emocionale të fytyrës, se sa fëmijët pa prindër kritikues, arrijmë në konkluzionin se ky mund të jetë një shpjegim i mundshëm, se pse fëmijët me një prind kritikues shmangin shikimin e fytyrave në bisedë dhe sidomos çdo shprehjeje emocionale të fytyrave.

Ky zbulim mund të ndihmojë prindërit të shmangin sa të jetë e mundur kritikat e vazhdueshme verbale dhe jo verbale, në mënyrë që të rrisin fëmijë sa më të shëndetshëm emocionalisht.” – theksuan studiuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat