Njerëzit, tani janë më pak inteligjentë

Life style

Njerëzit, tani janë më pak inteligjentë

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 08:26
Foto ilustrim

Ulet indeksi i inteligjencës. Sipas statistikave rezulton se duke nisur nga vitet ’70, rënia është verifikuar me 7 pikë për çdo gjeneratë. Studimi është kryer mbi statistikat e 730 mijë testimeve të bëra nga viti 1970 deri në 2009 nga ekspertët norvegjezë dhe është publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave Proceedings.

Një ndër shkaqet mendohet se është tendenca e mungesës së leximit të librave dhe shpërdorimi i kohës së lirë, veçanërisht me videolojëra.

Ky studim mbi statistikat bie ndesh me studime të mëparshme që kishin treguar se sot fëmijët janë më inteligjentë, duke u bazuar në përmirësimin e ushqimit, shëndetit dhe edukimit.

Ndërkohë që edhe një studim britanik i kohëve të fundit ka arritur në konkluzionin se niveli i inteligjencës është ulur tek brezat e rinj, ulje e cila ka nisur që pas Luftës së II Botërore. Sipas britanikëve, rënia është verifikuar me 2.5 deri në 4.3 pikë më pak për çdo dhjetëvjeçar.

Ndërsa një studim amerikan e lidh inteligjencën tek fëmijët ngushtësisht me konsumin e ushqimit me bazë peshku dhe të lexuarit, si faktorë që ndikojnë në mënyrë thelbësore në rritjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat