Veprimet që po jua mbushin shtëpinë me baktere

Life style

Veprimet që po jua mbushin shtëpinë me baktere

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:18
ilustrim

Nuk keni një plan-rutinë pastrimi

Filloni dhe mendoni për një mënyrë strategjike të të pastruarit të shtëpisë në mënyrë që të mos lëvizni sa andej-këtej, para e prapa duke përhapur papastërtitë në vendet e sapopastruara. Për shembull, nëse fshihni pluhurat e më pas pastroni dyshemenë me fshesë, sërish dhoma do të mbushet me papastërti a thua se nuk pastruat kurrë. Gjithashtu kini parasysh që të pastroni nga lart poshtë dhe nga e majta në të djathtë.

Përdorni sfungjerë të papastër

Besojeni ose jo, por një sfungjer mund të mbajë 320 milionë baktere që shkaktojnë sëmundje. Kur pastroni, bakteret kanë tendencën të lëvizin nga sfungjeri tek duart e më pas në gjithë trupin tuaj. Prandaj pastrojeni mirë sfungjerin me ujë të ngrohtë, lëreni në një vend të pastër dhe ndërrojeni shpesh…shumë shpesh.

Ndërroni çarçafët, por s’pastroni dyshekët

Dysheku është baza për grumbullimin e pluhurit që mund të irritojë lëkurën duke shkaktuar alergji të ndryshme, megjithatë rrallë njerëzit e pastrojnë atë duke u mjaftuar me ndërrimin e çarçafëve. Gjithmonë kur vendosni shtresat e pastra, pastroni dyshekun me ujë të nxehtë.

Nuk dezinfektoni dërrasën e gatimit

Meqë ra fjala, dërrasa përmban rreth 200 herë më shumë baktere se tualeti. Për ta pastruar siç duhet, vendoseni në një enë me uthull për gjithë natën dhe në mëngjes dezinfektojeni me alkool.

Nuk pastroni shpesh koshin e mbeturinave

Ndërrimi i qeskës së mbeturinave nuk do të thotë të pastrosh koshin. Pastrimi ka të bëjë me larjen e tij mirë e mirë, me ujë të nxehtë dhe detergjentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat