Lidhjet online rrisin depresionin

Life style

Lidhjet online rrisin depresionin

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 10:23
Ilustrim

Me smartfonë, tani mund të mbajmë në xhepat tanë miliona mundësi dashurie. Personi potencial për lidhje mund të gjendet vetëm me një klikim.

‘Match.com’ ka më shumë se 7 milionë abonentë të paguar, një rritje nga 3.4 milionë në vitin 2014. Ndërsa aplikacioni i ‘Tinder’, gjeneron 1.6 miliardë ‘swipes’ (pëlqime) në ditë, duke çuar në 1.5 milionë takime në javë (mesatarisht një ose dy takime për përdorues), raporton CNN.

Refuzimi është i vërtetë, madje edhe në internet. Sipas një studimi “refuzimi social dhe dhimbja fizike janë të ngjashme jo vetëm me faktin se të dyja krijojnë stres, ata ndajnë një përfaqësim të përbashkët në sistemet e trurit “somatosensor””. Në thelb, truri ynë nuk mund të bëjë dallimin në mes të zemrës së thyer dhe një kocke të thyer. Në vend të përjetimit të vetëm një refuzimi në një bar të shtunën mbrëma, popullariteti i takimit në internet i jep përdoruesve më shumë mundësi për t’u ndjerë të refuzuar më shpejtë.

Autorja e studimit, Jessica Strübel tha “si rezultat i funksionimit të aplikacionit dhe asaj që kërkon nga përdoruesit e tij, njerëzit që janë në “Tinder”, pas një kohe mund të fillojnë të ndjehen të depersonalizuar dhe ‘për një përdorim’ në ndërveprimet e tyre shoqërore, të zhvillojnë vetëdije të zmadhuar (dhe kritika) të dukjes dhe trupave të tyre, të besojnë se gjithnjë ka diçka më të mirë pas këndit, ose klikimit të ardhshëm në ekranin e tyre, madje edhe gjatë dyshimit të vlerës së vetvetes”.

“Njerëzit të cilët përshkruajnë veten se kanë varësi ndaj internetit dhe celularëve, shënuan shumë më tepër në shkallën e depresionit dhe ankthit”, tha profesori i psikologjisë Alejandro Lleras i Universitetit të Illinois, i cili realizoi një studim në vitin 2016 që lidhte varësinë e teknologjisë me ankthin dhe depresionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat