Blerina Beka tregon për vështirësitë e zbukurimit të thonjve

Life style

Blerina Beka tregon për vështirësitë e zbukurimit të thonjve

Nga: K. G. Më: 17 qershor 2018 Në ora: 12:44
Blerina Beka

Vajzat e reja sidomos rreth të 20-tave janë merakli në rregullimin e thonjve që të duken sa më bukur apo më seksi në shoqëri. Në Kosovë, një numër i madh i  vajzave qoftë edhe ato të martuarat, kanë një fanatizëm në vete sidomos më thonj të duken më tërheqëse! Rregullimi i thonjve është një zanat që do përkushtim mbase një përsosmëri.

Image

Blerina Beka nga Ferizaj apo bukuroshja që tërheq pas vete shumë të reja sidomos për rregullimin e thonjve, pretendon që një ditë do të shtohet numri në rekord i vajzave në zbukurimin e thonjve.

Image

Rregullimi i thonjve është një punë e mundimshme dhe e kushtueshme, ku sillet edhe çmimi 10, 20 deri në 35 euro, varësisht nga cilësia.

Image

Thonjët

Blerina tha se po rritet puna vazhdimisht dhe të rejat janë shumë të interesuara në rregullimin e thonjve, për t'u dukur sa më mirë kudo që paraqiten. Viteve të fundit është shtuar numri nga të rejat që i zbukurojnë thonjtë, por sipas Blerinës, pastaj duhet vëmendje në mirëmbajtjen e thonjve dhe që nuk është e lehtë.

Image

Blerina me veshje elegante, e qetë, ka një dinamikë në punë e precizitet në zbukurimin e thonjve, tha se sado e vështirë që është kjo punë e me nerva, e punon me kënaqësi këtë zeje dhe aq me tepër nga korrektësia e të rejave.

Image

"Fillimisht ka qenë e vështirë, por tani po e kuptojnë shumica se mirëmbajtja e thonjve dhe zbukurimi i tyre është edhe në të mirën e tyre. Prandaj vijnë me kënaqësi ani se është e kushtueshme, por ia vlen", tha Blerina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat