Për çfarë duan të marrin komplimente femrat?

Life style

Për çfarë duan të marrin komplimente femrat?

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 19:08
Ilustrim

Shumë njerëz mendojnë se e rëndësishme është të bësh komplimente nuk ka rëndësi se për çfarë apo si. Por çuditërisht ja cilat janë 9 komplimentet që vajzat duan të dëgjojnë nga meshkujt:

9- Buzët
Janë një ndër pjesët më të rëndësishme të trupit por për femrat edhe më shumë se kaq. Ato do ta adhuronin një kompliment nga ju.

8- Qafën
Herën tjetër kur të mendoni të komplimentoni një vajzë, ndër të tjera përfshini edhe qafën e saj. Do të surprizoheni nga reagimi i saj.

7- Zërin
Do të dukeni shumë nëse në mes të një bisede, shtoni ‘Ke një zë shumë seksi’. Do ta bëjë atë të ndihet më komode pranë teje dhe në bisedat që ndani bashkë.

6- Stilin
Sigurisht që vajzat vishen për të lënë një përshtypje diku ndaj bluza apo fustani që i kushtoi sa e gjithë rroga, meriton të shpërblehet. Mos harro që një femër vishet jo vetëm për veten dhe çdo vajzë dëshiron të dëgjojë që duket mirë apo seksi me veshjen e saj.

5- Seksin
Si meshkujt edhe femrat dëshirojnë të dinë nëse janë të mirë në krevat. Secili do të dijë se çfarë është duke bërë mirë apo keq në krevat dhe duke i komplimentuar ju i keni thënë asaj që jo vetëm është duke e bërë mirë diçka por më mirë akoma që është e mrekullueshme në të.

4- Sytë
Si është ajo shprehja: Sytë janë pasqyra e shpirti? S’ka dyshime që çdo vajzë do të donte të komplimentohej për sytë e saj, pak rëndësi ka ngjyra, forma apo grimi që përdor, e rëndësishme është që ju ia vini në dukje.

3- Sensi i humorit
Të kesh sens humori është një aset për çdo vajzë dhe nëse një mashkull ia vë në pah këtë, ai me shumë gjasa ka fituar një të dashur.

2-Truri
Nuk ka rëndësi sesa e zgjuar mendon një vajzë se është, ajo dëshiron të dëgjoj komplimente të tipit: ‘Je shumë e zgjuar’ apo më mirë akoma ‘Je shumë inteligjente’. Ta komplimentosh një vajzë për pamjen e saj është një gjë, por ama ta komplimentosh për inteligjencën është diçka krejt tjetër.

1- Format e saj
Çdo vajzë dëshiron të ndjejë se ka trup dhe forma të mira, pavarësisht sesi duket në të vërtetë, ajo dëshiron ta dijë që ju e pëlqeni atë. Për më tepër kur kalon orë të tëra në palestër apo në ushtrime fizike për të qenë në formë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat