Besimtarët jetojnë pesë vjet më shumë sesa ateistët

Life style

Besimtarët jetojnë pesë vjet më shumë sesa ateistët

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Njerëzit me përkatësi fetare jetojnë rreth katër vjet më gjatë sesa ata që nuk kanë lidhje fetare, sipas një studimi të ri.

Hulumtuesit e Universitetit Shtetëror të Ohios kanë shikuar lidhjen në mes të religjionit dhe jetëgjatësisë, duke analizuar mbi 1000 raste.

Laura Wallace si prijëse e studimit, ka thënë: “Përkatësia fetare ka efekt të madh në jetëgjatësi”.

Hulumtuesit kanë gjetur se pjesë e arsyeve se pjesë besimtarët jetojnë më gjatë janë gjithashtu edhe vullnetarizmi dhe pjesëmarrja nëpër organizata sociale – që të dyja janë të lidhura me jetëgjatësinë.

“Kemi gjet se vullnetarizmi dhe përfshirja nëpër organizata sigurojnë pak më shumë se një vit të shtimit të jetëgjatësisë e cila sigurohet nga përkatësia fetare”.

“Ka shumë përfitime nga përkatësia fetare të cilat janë të pashpjegueshme”.

Sipas studiuesve këto të mira lidhen me normat dhe rregullat të feve të ndryshme – që ndalojnë përdorimin e alkoolit dhe të drogave.
Profesori Baldwin Way –bashkëautor në studim, ka shtuar: “Shumë religjione promovojnë praktika të reduktimit të stresit që përmirësojnë shëndetin, sikurse edhe mirënjohja, lutjet dhe meditimi”.

Ata shpresojnë se gjetjet e tyre do të ndihmojnë në të ardhmen për studimet që do të merren me hulumtimin e efektit të fesë në shëndet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat