A vëni grim kur shkoni në punë? Ja si mund të ndikojë në pagën tuaj

Life style

A vëni grim kur shkoni në punë? Ja si mund të ndikojë në pagën tuaj

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 18:36
Ilustrim

Një studim i ri tregon se femrat që duken më mirë në punë paguhen më shumë.

Sociologët Jaclyn Wong dhe Andrew Penner kanë mbledhur të dhëna nga më shumë se 14 mijë të punësuara në SHBA dhe zbuluan nëse ekziston lidhja ndërmjet të hyrave dhe tërheqjes.

Në konkludim janë përfshirë edhe studime më të vjetra të cilat tregojnë se meshkujt dhe femrat më atraktive fitojnë 20 për qind më shumë në krahasim me kolegët e tyre më pak tërheqës.

Kësaj radhe, hulumtuesit zbuluan se tërheqja te femrat, për dallim nga meshkujt, ka të bëjë me bukurinë e tyre. Më saktë, në grim, stilin e flokëve, pedikurë dhe manikyr.

Përveç kësaj, nëse dëshironi të bini në sy në punë, duhet ndarë më shumë para për trajtime të tilla. Po ashtu, me rëndësi është që të mos teprohet me asgjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat