Sa shpesh duhet ta pastroni telefonin?

Life style

Sa shpesh duhet ta pastroni telefonin?

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 23:46
Ilustrim

Bota është e mbushur me baktere. Ju dhe të gjitha gjërat me të cilat keni kontakt janë të mbushura me baktere, ndonëse përfitojmë nga një pjesë e madhe prej tyre.

Këtu nuk shpëton as telefoni i cili bartë mjaft baktere, kjo varësisht se sa e përdorni.

Në qoftë se përdorni telefonin gjatë tërë kohës, edhe kur jeni duke ngrënë, pastrimi i përditshëm është një ide e mirë.

Pastrimi çdo ditë është i nevojshëm veçanërisht në qoftë se përdorni ndonjë aksesorë të telefonit nga goma, Bakteret qëndrojnë aty më shumë se sa në materiale të metalit apo xham.

Në qoftë se brengoseni për funksionimin e telefonit, shumica nga kompanitë e mëdha, si Apple, rekomandojnë që të fikni atë pastaj ta pastroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat