Prindërit e ri bëjnë më pak se pesë orë gjumë brenda nate

Life style

Prindërit e ri bëjnë më pak se pesë orë gjumë brenda nate

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se prindërit e rinj arrijnë t’i bëjnë gjumë vetëm katër orë e 44 minuta brenda një nate gjatë vitit të parë të bebes.

Në 12 muajt e parë të jetës së bebes, nënat dhe baballarët flenë 59 për qind më pak sesa sasia e rekomanduar e orëve që duhet të flenë brenda nate.

Kryesisht një prind mund t’i shpenzojë rreth një orë në ditë duke u përpjekur ta vë në gjumë beben.

Vlen të ceket se kjo pagjumësi mund të shkaktojë probleme emocionale në lidhje, ku më shumë se 60% e prindërve fjalosen si pasojë e shprehive të gjumit të bebes.

Ndryshe, ky studim është kryer nga brendi ‘Simba’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat