Ngjyrat që duhet t’i kombinoni gjatë pranverës

Life style

Ngjyrat që duhet t’i kombinoni gjatë pranverës

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:09
Ilustrim

Cilat janë kombinimet më të bukura të ngjyrave që duhet t’i provoni patjetër këtë sezon?

Ne zgjohemi çdo mëngjes duke menduar se çfarë do të veshim, disa preferojnë vetëm ngjyrat e çelura e disa ato të errëta, unë personalisht jam fanse e kombinimeve të ngjyrave ndaj po ju propozoj disa të tilla…

Rozë & e kuqe

Siç e dimë, e kuqja futet në kategorinë e ngjyrave të vështira për tu kombinuar kollaj dhe gjithmonë është thënë që nuk duhet kombinuar me ngjyrën rozë, por vitet e fundit kanë qënë vet stilistët ata që e thyen këtë ‘rregull’. Siç e shohim dhe në foton më sipër, kombinimi nuk është aspak i keq, por madje interesant për një ditë të bukur me diell.

Argjend dhe e verdhë

Ngjyra e argjendë mbetet e veçantë në llojin e saj, por edhe e vërdha mund të kombinohet kollaj në mënyra të ndryshme. Oscar de la Renta propozoi kombinimin e mësipërm për një look mbrëmjeje, por ju mund ti jepni një pamje më ‘casual’ duke shtuar një xhaketë xhinsi.

E bardhë dhe e kaltërt

E bardha është ngjyra më e kombinueshme nga të gjitha sepse mund të kombinohet me ngjyrat pastel, neutro apo edhe me ngjyrat e ngrohta. Në shembullin e mësipërm, na vjen një kombinim mjaft i bukur i një këmishe të bardhë dhe pantallonave blu duke shtuar gjithashtu një palë sandale ngjyrë mustardë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat