Njihuni me këto 5 nevoja të partnerit dhe nuk do t'ju tradhtojë kurrë

Life style

Njihuni me këto 5 nevoja të partnerit dhe nuk do t'ju tradhtojë kurrë

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:12
Ilustrim

Ndërsa krijojmë një familje, të gjithë duam të jemi të lumtur në martesë.

Një nga kriteret për lumturinë është besnikëria në martesë. Psikologët dhe këshilltarët e çifteve zhvilluan një eksperiment me mbi 800 çifte dhe zbuluan se burrat dhe gratë kanë nevojat bazë, të cilat duhet përmbushur për të ulur shansin që të tradhtojnë.

Shikoni se çfarë është e nevojshme për ju dhe partnerin tuaj për të qenë i lumtur.

Ajo ka nevojë për butësi, ndërsa ai për intimitet

Nuk bëhet fjalë vetëm për butësi, por edhe për lidhjen dhe dashurinë. Këto ndjenja mund të shprehen në shumë mënyra: duke puthur dhe përqafuar, duke folur në përgjithësi me gjeste të buta. E gjithë kjo e bën gruan të ndjehet e rehatshme dhe e mbrojtur.

Femrat shpesh nënçmojnë nevojën e meshkujve për intimitet. Psikologët besojnë se nevoja e burrave për marrëdhënie intime dhe nevoja e grave për butësi janë të ndërlidhura. Nëse një mashkull nuk tregon dashuri dhe butësi, ka një shans më të madh se ai nuk do të ketë marrëdhënie intime.

Në anën tjetër, nëse një grua nuk lejon që një mashkull të ketë intimitet, ai nuk do të jetë i butë me të.

Femra ka nevojë për biseda, mashkulli për hobi dhe argëtim

Femrat kanë nevojë për një mashkull për t'i dëgjuar dhe për të reaguar ndaj asaj që thonë. Ndërkohë që i drejtohen njëri-tjetrit, partnerët me gëzim flasin. Femrat duan që kjo të mbetet ashtu edhe gjatë martesës. Për të qenë e kënaqur, femra ka nevojë për rreth 15 orë vëmendje të meshkujve në javë. Kjo është pak më shumë se dy orë në ditë.

Femrat shpesh ndajnë interesat e partnerit duke u argëtuar: shkojnë në peshkim, luajnë hokej, e kështu me radhë. Në martesë ose përpiqen që partneri të kënaqet në atë që u pëlqen apo ta lëshojnë të merret me hobin e tij. Megjithatë, për meshkujt është shumë e rëndësishme që femrat të jenë një shoqëri e mirë për ta. Sipas psikologëve, relaksimi me një femër është gjëja e dytë më e rëndësishme për një burrë.

Ajo ka nevojë për sinqeritet, atij i nevojitet një femër tërheqëse

Besimi i grave bazohet në sinqeritetin e partnerit. Prandaj, për të mos humbur besimin e saj, mashkulli duhet të jetë i ndershëm edhe në detajet më të vogla.

Të jemi realistë: burrat nuk mund të vlerësojnë një grua vetëm për shkak të inteligjencës së saj. Ato duhet të jenë atraktive edhe fizikisht.

Ajo ka nevojë për para të mjaftueshme, atij një shtëpi e rehatshme

Mund të themi se paratë nuk janë kurrë të mjaftueshme, por ka një sasi të caktuar të nevojshme për jetën, stabilitetin dhe sigurinë.

Meshkujt çdo ditë përballen me shumë detyrime dhe probleme, andaj është e rëndësishme të kenë një vend të pastër dhe të rregulluar për pushim. Kjo nevojë është aq e fortë sa edhe ata ëndërrojnë për të.

Ajo ka nevojë për një burrë që është baba i mirë dhe ai ka nevojë për admirim

Për femrat, është e rëndësishme që ata të jenë një shembull i mirë për bijtë e tyre dhe shembull i burrit të përsosur për bijat e tyre. Gjithashtu, burrat duhet të marrin pjesë në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të tyre.

Për meshkujt është e rëndësishme të krenohen me veten dhe të admirohen nga partnerja e tyre. Admirimi i ndershëm është një motivim serioz për ta, pasi i frymëzon për të bërë edhe më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat