Dita Ndërkombëtare e Puthjes: Arsyet pse puthjet janë të mira për ju

Life style

Dita Ndërkombëtare e Puthjes: Arsyet pse puthjet janë të mira për ju

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Çdo njeri e mban mend puthjen e parë, dhe puthja e parë me çdo person të ri është gjithmonë gjë emocionuese.

Por me vazhdimin e lidhjes dhe kalimin e periudhës së muajit të mjaltit, është e zakonshme që çiftet të puthen më pak se ç’janë puthur në fillim.

Megjithatë, puthjet, qoftë në buzë apo në faqe, sjellin shumë përfitime për shëndetin personal dhe shëndetin e lidhjes.

Puthja është gjest intim dhe ndihmon në forcimin e lidhjes mes dy njerëzve.

Kjo për shkak se hormonet si dopamina e oksitoksina lirohen kur puthemi, e posaçërisht në mënyrë sensuale – p.sh. kur puthemi në mënyrën franceze.

Së bashku këto hormone na bëjnë të ndihemi mirë sepse i zvogëlojnë nivelet e stresit, etj.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh se sot është Dita Ndërkombëtare e Puthjes, më poshtë ju sjellim disa arsye se përse puthjet janë të mira.

Puthjet e forcojnë sistemin e imunitetit

Ndonëse mund të mendoni se ndarja e pështymës me dikë tjetër mund të jetë çështje jo higjienike – ne i ndajmë rreth 80 milionë baktere gjatë një puthje 10-sekondëshe – faktikisht jemi më të prirë të sëmuremi duke i shtrënguar duart me dikë sesa duke u puthur.

Në fakt, një studim kishte zbuluar se puthja e forcon imunitetin e gruas ndaj Cytomegalovirusit, i cili, nëse është femra shtatzënë, mund të shkaktojë defekte në lindje.

Puthja e zvogëlon ankthin

Puthja mund të jetë e mirë për t’ju qetësuar, për ta zvogëluar ankthin dhe për t’ju bërë të ndiheni më pak të stresuar sepse e zvogëlon kortizolin dhe i rritë nivelet e serotoninës në tru.

E zvogëlon shtypjen e gjakut

Buzët përmbajë enë të gjakut të cilat zgjerohen kur puthemi, dhe, sipas ekspertëve, përmes proceseve të ndryshme kjo rezulton në zvogëlim të shtypjes së lartë të gjakut.

E forcon lidhjen

Një puthje e mirë e liron hormonin oksitoksinë – ndryshe i njohur si hormoni i dashurisë – për të cilin studimet të shumta kanë treguar se ndikon që njerëzit të mos tradhtojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat