Grindeni me vëllain apo me motrën që nga fëmijëria e hershme: Kurrë nuk është vonë, kjo është mënyra që ta forconi marrëdhënien tuaj!

Life style

Grindeni me vëllain apo me motrën që nga fëmijëria e hershme: Kurrë nuk është vonë, kjo është mënyra që ta forconi marrëdhënien tuaj!

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 08:57
Ilustrim

Kurrë nuk është shumë vonë që të ndërtoni dhe të përtërini marrëdhënien me vëllezërit ose motrat, sado që kjo t’ju duket e pamundshme, shkruhet në librin “Lëvdatë motrave: 7 hapa deri te marrëdhënia e suksesshme me motrën”.

1. Definoni marrëdhënien tuaj

Studioni të kaluarën e përbashkët që të zbuloni lajthitjet me të cilat mbase keni jetuar dhe përcaktoni se çfarë saktësisht jeni për njëra-tjetrën.

2. Analizoni rivalitetin e vjetër

Le t’ju frymëzojë kjo që të ndryshoni marrëdhënien tani kur jeni rritur: ftoni prindërit në takim që të ndihmojnë dhe të gjejnë zgjidhjen miqësore.

3. Paramendoni të ardhmen e re

Hidhni poshtë shprehitë të cilat kanë mbërthyer në negativitet dhe krijoni vizion të ri vetes dhe familjes suaj.

4. Shëroni plagët dhe mospajtimet

Shqyrtoni gjithë ato që ju kanë lënduar, hidhëruar dhe detyruar në ndjenjën e fajit në mënyrë që të zgjidhni konfliktet e vjetra.

5. Fokusohuni në cilësi pozitive

Secili nga ju le t’i sjellë në marrëdhënie dhe do të kënaqeni në përkrahje të parezervë.

6. Hapni horizontin për dallimet

Hidhni poshtë çdo mbetje negative dhe pranoni njëri-tjetrin ashtu siç jeni.

7. Hulumtoni forma të reja interaksioni

Përcaktoni cilin rol saktësisht e luani në familje dhe lirohuni nga modelet e sjelljes destruktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat