5 gjërat që partneri yt me patjetër t’i mban sekret

Life style

5 gjërat që partneri yt me patjetër t’i mban sekret

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 14:56
Ilustrim

Ju e dini se çfarë thonë për sekretet që shkatërrojnë marrëdhëniet. Epo, ta dini mirë se marrëdhëniet janë plot sekrete. Ndërkohë që një marrëdhënie krejtësisht e sinqertë mund të duket e mrekullueshme në teori, është një ide e tmerrshme në praktikë.

Ashtu siç ju keni shumë gjëra që do t’i mbash “sekret” nga partneri po ashtu ka dhe shumë gjëra që partneri do t’i mbajë nga ti gjithashtu.

Në fakt, nëse je në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të lumtur, ti mund të vësh bast që në këtë moment se partneri po ti mban këto 5 “sekrete”.

Kështu që, vazhdo të lexosh për të mësuar më shumë.

Ai ka një qëllim apo ambicie të re për të cilën akoma nuk është i gatshëm për ta shprehur

Hulumtimet tregojnë se partnerët u mbajnë njëri-tjetrit sekrete nga të gjitha llojet dhe ndërsa disa janë më pak se idealja (tradhëtia, borxhi dhe përdorimi i drogës), shumë prej tyre janë komplet të padëmshme.

Kështu, sipas studimit, shumë njerëz i mbajnë aspiratat personale për veten e tyre.

Në këtë rast sekreti nuk është personal, thjesht nuk janë të përgatitur të flasin në lidhje me atë çështje akoma, mbase për shkak se akoma po e përpunojnë në mendje – dhe kjo është 100% në rregull.

Ka një llogari bankare për rastet “emergjente”

Tjetër gjë është që partneri të mbajë të fshehtë borxhet apo faturat tejet të larta të kartës së kreditit dhe është komplet tjetër gjë që nëse është në një situatë të mirë financiare të lërë pak para ekstra të lëna mënjanë për përdorim personal.

“Të gjithë duhet të kenë pak kursime për ’ditë me shi’ të cilat do t’i mbulojnë në raste emergjence,” – thotë Karolina Pasko, psikoterapiste dhe trajnere. “Janë të paprekshme dhe të kyçura. Askush nuk duhet ta dijë për ta. Këtu përfshihesh edhe ti.”

Si ishte në të vërtetë ishi i tij

Ti ndoshta ke pasur të paktën një bisedë të përciptë rreth marrëdhënieve të kaluara të partnerit, por mund të mos e kesh pasur historinë e plotë për secilën prej tyre, dhe është më mirë kështu.

Ne mund të pendohemi për mënyrën se si e kemi trajtuar një partner apo se si jemi trajtuar për një kohë të gjatë. Këto sekrete ndonjëherë është më mirë të lihen të pathëna.

Nëse partneri e mori mësimin për atë çfarë bëri ose çfarë nuk duhet të bëjë, nuk ka arsye që t’i duhet të të tregojë.

Sigurisht, nëse ai e ndjen ende emocionalisht tradhëtinë e ishit të tij dhe e bën atë xheloz ose të dyshimtë, kjo është tjetër gjë. Dhe kujto: të ndihet i varur nga gabimet dhe marrëdhëniet e së shkuarës është një nga shenjat që personi duhet të jetë i vetëm.

Mund të mos i pëlqejnë prindërit e tu

Veçanërisht në këtë çështje, e vërteta dhemb. Edhe pse ka një mit që shumica e njerëzve e dinë se çfarë ndjenjash kanë partnerët e tyre në lidhje me prindërit, shpesh nuk është kjo çështja.

Në përgjithësi, nuk është aq e rëndësishme që partneri të të thotë që nuk i pëlqen se sa nevojtare është mamaja jote ose që bindjet e babait tënd i duken jo largpamëse.

Sigurisht nëse kjo po shkakton probleme të tjera, do të ishte më mirë që t’i përmendte, por nëse është thjeshtë për shak se nuk i do personalitetet e prindërve të tu, quaje këtë si një bekim që i mban për vete mendimet në lidhje me këtë çështje.

I ka vënë re ato kilogramët e tepërta

Askujt nuk i pëlqen që t’i vihen në pah të metat fizike dhe nëse partneri yt është një person gjysmë-modest, ai e di këtë. Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm për trupat e tyre dhe fitimin në peshë.

Në realitet, ti me siguri nuk ke nevojë që ai të ta bëjë të ditur që i ka vënë re ato ndryshime fizike, kështu që nuk ka kuptim që ta ndajë opinionin me ty.

Kur mbajtja e trupit në formë është e rëndësishme për të dy, atëherë, planifikimi dhe qëllimet e përbashkëta mund të kenë një ndikim të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat