Një anketim vjetor i cili i ekzaminon qëndrimet shoqërore në ndryshim e sipër në Britani të Madhe,ka zbuluar që më shumë se gjysma e meshkujve në Britani të Madhe, mendojnë që ngacmimet dhe thirrjet në rrugë janë të papranueshme.
57% e tyre thanë që është “gjithmonë” ose “zakonisht” e gabuar që djemtë t’iu komentojnë vajzave si psh. “Dukesh e mahnitshme sot”.
Ndërkaq, 45% e të anketuarve mendojnë se është e gabuar që edhe femrat të bëjnë komente të ngjashme ndaj meshkujve.