Kujdes: Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mendoni për ta

Life style

Kujdes: Mënyra se si qëndroni u zbulon njerëzve se çfarë vërtet mendoni për ta

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Gjuha e trupit është mënyrë joverbale e komunikimit, e cila zbulon shumë për mendimin tonë, gjendjen tonë shpirtërore dhe karakterin tonë, pa e nxjerrë asnjë fjalë nga goja.

Në rast se dini se çfarë të shikoni, mund të merrni kuptimin e plotë e qëndrimit dhe karakterit të dikujt.

Mënyra në të cilën qëndrojmë, pra, zbulon shumë edhe për personalitetin tonë edhe të të tjerëve.

Qëndrimi paralel

Qëndrimi paralel karakterizohet me këmbët të cilat qëndrojnë drejt. Kjo pozitë është tipike për njerëzit të cilët presin ndonjë lloj komande. Imagjinoni ushtarin i cili bisedon me eprorin, nxënësin i cili bisedon me arsimtarin dhe do ta keni të qartë se çfarë ndjenje transmeton kjo pozitë.

Kjo pozitë është neutrale. Përkulja përpara apo prapa do të thotë armiqësi apo rezistencë, mirëpo qëndrimi paralel zakonisht e përcakton personin i cili ndoshta hamendet të bëjë diçka.

Këmbët të mbledhura mund të paraqesin personin e turpshëm ose të pasigurt.

Këmbët e hapura

Këtë pozitë karakterizon pozita vertikale, gjoksi i nxjerrë përpara dhe këmbët të hapura në mënyrë që dheu nën këmbë të duket më i madh duke marrë më shumë hapësirë.

Duart mund të jenë të fshehura pas shpine, larg nga shikimi. Këtë pozitë zakonisht e marrin meshkujt dhe kjo është mënyra joverbale që të tregohet superioriteti, por e përdorin njerëzit kur ndiejnë që patjetër duhet të jenë të fuqishëm dhe të sigurt.

Derisa femrat të cilat marrin këtë pozitë dëshirojnë të tregojnë superioritetin ndaj meshkujve, te meshkujt kjo pozitë tërheq vëmendjen në zonat e gilcave, duke treguar maskulitetin e tyre dhe që janë të gatshëm që shpejt të reagojnë nëse do të jenë të rrezikuar në çfarëdo mënyre.

Shputat të drejtuara përpara

Këtë qëndrim e karakterizon bartja e peshës në njërën këmbë, derisa tjetra është e tërhequr prapa. Pjesa e sipërme e trupit mund të jetë e hapur ose me duar të kryqëzuara, mirëpo përqendrimi në pjesën e poshtme të trupit, përkatësisht në pjesët e brendshme të kofshëve.

Njerëzit të cilët qëndrojnë kështu, zakonisht janë të relaksuar, të kënaqur dhe kanë vetëbesim. Janë të sigurt në personalitetin e tyre dhe dinë se sa vlejnë. Mirë shkojnë me njerëzit e tjerë dhe lehtë ndihen në të gjitha situatat. Pos kësaj, drejtimi në të cilin tregojnë shputat, flet shumëçka.

Nëse shputat janë të kthyera në drejtim tuajin, janë të interesuar për të biseduar me ju. Nëse shputat janë të kthyera jashtë, mbase dëshirojnë të largohen.

Këmbët të kryqëzuara

Këtë pozitë e karakterizon njëra këmbë e qitur mbi tjetrën. Pesha e trupit nuk është e shpërndarë në mënyrë të barabartë dhe mund të zbulojë personin i cili dëshiron të tërheqë vëmendjen nëse është i përkulur përpara ose personin e kujdesshëm nëse është përkulur prapa. Tipike, kur femra qëndron kështu, tregon që ajo nuk shkon askund dhe çdo qasje në drejtim të sajin është e mbyllur.

Meshkujt këtë qëndrim e marrin në situatat kur nuk dëshirojnë t’i gjejë belaja. Më së shpeshti tregon në qëndrimin mbrojtës kur nuk dëshiron që personi tjetër të futet në hapësirën tuaj personale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat