Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u vjen nga shkëmbimi i mesazheve me përmbajtje erotike - Bota Sot
Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u vjen nga shkëmbimi i mesazheve me përmbajtje erotike

Life style

E shtunë, 17 nëntor 2018

Adoleshentët nuk e kuptojnë rrezikun që u vjen nga shkëmbimi i mesazheve me përmbajtje erotike

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:02
Ilustrim

Sexting-mesazhet dhe fotot seksuale, si dhe bullizimi online janë dy nga fenomenet më të përhapura por dhe me të rrezikshme të miturve në internet. Sexting përdoret si formë presioni, ndërsa bullizimi nuk raportohet.  Kompjuter, tastier, mouse-smartfon-klik dhe të gjithë lundrojnë në botën e pafundme të internetit, pa marrë në konsideratë dhe rrezikun real online.

Sexting-që do të thotë të dërgosh të të marrësh mesazhe, foto video me përmbajtje seksuale përmes rretjeve sociale, dhe bullizimi janë dy nga kërcimet serizore për të miturit. 
Mirgit Vataj- koordinator Children's Human Rights Centre of Albania për Ora news thotë : Më tepër mesazhet me përmbajtje erotike përdoren në formën e shantazhit dhe shtrëngimit. Janë kryesisht marrëdhëniet e adoleshtentëve jo vetëm me njëri-tjetrin por edhe persona të rritur që tentojnë të hyjnë në proces sexting të shkëmbimit të mesazheve dhe materialeve të tjera me natyrë erotike me fëmijët dhe adoleshentët.Në momentin që personat nuk duan ta vazhdojnë më atë lloj lidhje, ata kthehen në viktima të shantazhit ku personat i kërcënojnë se do të publikojnë materialet që ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Në një viti në alo 116 janë pritur 900 telefonata; denoncime të ardhur nga fëmijët.
Përgjthësisht sexting përdoret në formë presioni. 
Mirgit Vataj për Ora News: Janë pothuajse diku 900 telefonata nga maji 2017-maj 2018 ku fëmijët kanë raportuar raste sa i përket kësaj, për bulling.
Bullizimi gjithashtu është fenomen në rritje, online edhe më i paraportuar, që për psikologët ka pasoja të rëndësishëm në shëndetin mendor të të miturve. 

Kur është fjala për politikat dhe stategjitë e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, autoritetet i referohen hapave ligjorë, por realisht raportimet duhet të behen më së shumti nga psikologët që kanë kontaktet më të afërta me adoleshentët. Mesazhet me përmbajtje erotike çojnë drejt përmbajtjeve pornografike deri në abuzimet seksuale, fenomene që lidhen me pedofilinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test