Çfarë duhet të hani dhe pini për ti rezistuar të nxehtit - Bota Sot
Çfarë duhet të hani dhe pini për ti rezistuar të nxehtit

Life style

E shtunë, 21 korrik 2018

Çfarë duhet të hani dhe pini për ti rezistuar të nxehtit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 11:29
Ilustrim

Stina e nxehtë dhe plazhi ndodhet në mesin e saj, ndaj duhet treguar kujdes ndaj diellit, djegies, por edhe ndaj ushqimeve që duhen konsumuar, për të rezistuar gjithë ditën në plazh.

Dietologia amerikane Isabel Maples, e Academy of Nutrition and Dietetics, në SHBA, ka renditur një listë me të gjithë rregullat që duhen ndjekur për t’u ushqyer dhe hidratuar në mënyrën e duhur, kur bëhet plazh.

Rregulli i parë për t'u siguruar se ushqimet nuk do të prishen, është që të ruhen në një çantë frigoriferike dhe të ruhen në hije, nën një peshqir.

Preferohet që të zgjidhen fruta të pasura me ujë si shalqini, pjeshkët, një sallatë me djathë të bardhë dhe perime, në mënyrë që të jeni të lehtë, por dhe të ushqyer.

Për një vakt të ndërmjetëm, shpjegon Maples, preferohet një qebap vegjetarian, me djathë, kastravec dhe domate, i cili mund të ruhet në kuti.

Këshillohen edhe frutat e thata ndërmjet, pasi janë të pasura me fibra dhe reduktojnë ndjesinë e urisë.

Sa i takon pijeve, përmbyll Maples, këshillohet uji dhe lëngjet e frutave natyrale, por jo ato me gaz dhe alkoolike, pasi ndikojnë në dehidratim dhe vetëm për pak kohë e shuajnë etjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test