Sot është e premtja e zezë, ja disa fakte drithëruese të lidhura me numrin 13

Life style

Sot është e premtja e zezë, ja disa fakte drithëruese të lidhura me numrin 13

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

E premtja 13 konsiderohet një nga ato ditët fatkeqe.

Ndryshe njihet si “e premtja e zezë”. Nëse e premtja e çfarëdo muaji bie në datën 13, konsiderohet si ditë tersi, dhe besojeni ose jo ka shumë njerëz të cilët e kanë fobi këtë ditë, për të mos folur për ata që kanë fobi vetë numrin 13.

Një studim i bërë në vitin 1993 në lidhje me këtë teori ka dalë në përfundime shumë interesante. Duke studiuar numrin e aksidenteve të ndodhura gjatë të premteve 13, ka dalë në përfundimin se shumica e njerëzve shmangin qarkullimin gjatë atyre ditëve, si edhe numri më i madh i të aksidentuarve ishin femra. Por pavarësisht shmangies së lëvizjeve, numri i aksidenteve ishte i lartë.

Gjithashtu numri 13 lidhet edhe me ngjarje biblike. Të shumta kanë qenë fatkeqësitë që kanë ndodhur në datën 13. Krishti u kryqëzua në datën 13, gjithashtu edhe në darkën e fundit ishin 13 persona. Shumë ngjarje fatkeqe kanë rezultuar të kenë numrin 13 të përfshirë. Inkuizicioni i kalorësve anglez ndodhi në datën 13 dhe ishte pikërisht e premte.

Gjithashtu misioni Apollo 13 ishte ai më pak i suksesshmi i zhvilluar në hënë. Një tjetër teori është ajo e të pasurit 13 shkronja në emër, që tregon se personi do të përndiqet nga shumë fatkeqësi.

Gjithsesi nuk ka ende asnjë fakt shkencor i cili e konfirmon një lidhje mes numrit 13 dhe fatkeqësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat