Si t’ju ta bëni shtëpinë me aromë të mirë nga kondicioneri: Ky truk po e ngazëllen secilin që e provon!

Life style

Si t’ju ta bëni shtëpinë me aromë të mirë nga kondicioneri: Ky truk po e ngazëllen secilin që e provon!

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:19
Ilustrim

Procedura është shumë e thjeshtë, sepse ju duhet vetëm një copë fasolete të letrës dhe vaj eterik sipas dëshirës.

Ditët e nxehta janë të pamundshme pa kondicioner. Mirëpo, pos që ju freskon ajrin, klimën mundet edhe ta aromatizojë dhe ta pastrojë! 

Si hapësira në të cilën qëndroni gjatë muajve të verës të jetë i mbushur me aromë edhe pa qirinj aromatikë apo pa aparate të rrymës, duke e përdorur kondicionerin.

Procedura është shumë e thjeshtë, sepse ju nevojitet vetëm një copë fasolete e letrës dhe vaj eterik.

Si ta mbushni shtëpinë nga kondicioneri me aromë natyrale?

Nën krahun nëpërmjet të të cilit rrymon ajri i ftohtë në aparat, me ndihmën e shiritit vetëngjitës ngjitni fasoletën e letrës, të cilën e keni njomur me vajin e preferuar eterik.

Bashkë me rrymim të ajrit, edhe nota aromatike do të përhapen nëpër shtëpi. Mund të zgjidhni aromën sipas dëshirës, mirëpo nëse dëshironi që të krijoni atmosferë relaksuese, zgjidhni vajin eterik të livandës.

Ajrin do të pastrojë eukaliptusi dhe menta djegëse, ndërsa të gjitha vajrat e limonit, si edhe aroma e trëndafilit do të ndihmojnë në ngritjen e humorit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat