5 ditë vetëm në një qytet. Ja si të dilni nga depresioni

Life style

5 ditë vetëm në një qytet. Ja si të dilni nga depresioni

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 13:51
Ilustrim

Keni kohë që jeni mbyllur në vetvete e nuk doni të dilni nga shtëpia. Refuzoni tu përgjigjeni sms-ve të miqve, apo telefonatat. Sigurisht që as nuk shihesh në pasqyrë dhe flokët e tua kanë nevojë për trajtim ashtu si dhe lëkura. Por ti nuk do t’ia dish për këto. Ty të shqetëson vetëm ushqimi dhe orët e gjumit që nuk mbarojnë. Ka ardhur koha ta braktisni këtë gjendje e cila ju duket sikur nuk do të mbarojë kurrë.

Nuk ia vlen të harxhoni kohë tek psikologu apo të lexoni librat mbi depresionin. Gjithë zgjidhja jeni ju vetë. Ju mund të dilni lehtë nga kjo gjendje vetëm me një udhëtim. Por fillimisht zgjidh qytetin ku do të shkosh. Nuk është nevoja të udhëtosh larg nëse buxheti juaj nuk e përballon një qytet të shtrenjtë. Ndonjëherë dhe qytetet e vogla kanë mundësi të takojnë me momente që smund ti mendonit se do të ndodhnin.

Ndaj thjesht zgjidh një qytet merr makinën ose autobusin dhe udhëto. Kur të zgjoheni ditën tjetër në hotel mos harroni mëngjesin duhet ta hani para orës 10.00. Nëse zgjoheni më herët do të keni mundësi të shijoni aromën e kafesë dhe vështrimet e të panjohurve që po bëjnë të njëjtin rit si ty. Me siguri mund të ndodhë që mes tyre të ketë ndonjë të dëshpëruar si ju, por edhe nëse se hasni ka të tjera momente ky qytet. Pastaj mos rrini në shtrat por merrni një hartë e ecni. Përpiquni të shihni vende që kanë histori të cilat do tju zgjojnë kureshtjen.

Eshtë mirë të pyesni sa më shumë. Drekën dhe darkën mos e hani asnjëherë në hotel. Ka kaq shumë restorante në një qytet që s’keni qënë kurrë më parë sa nuk ia vlen ti humbni.

Zgjidhni një prej tyre ndonjëherë rastësitë janë fatlume. E nëse doni të dini se ku është këndi i beqarëve në qytet, mund të pyesni kamerierin. Shpesh ata janë guida më e mirë. Mund të ndjeheni të lodhur por një këshillë, lokalin e beqarëve duhet ta frekuentoni që ditën e parë në qytet, më pas ditët e tua mund të jenë ndryshe. E ata që dashurojnë udhëtimet kanë një këshillë për çdo udhëtar të ri.

Mbani ditar. Hidhni në letër në mbrëmje atë çfarë ju ndodhi gjatë ditës, me siguri do të vlejë shumë dikur. Por nëse doni të dini më shumë mbi qytetin lexoni libra që janë shkruar për të ose jetët e njerëzve që kanë jetuar aty. Ndonjëherë një jetë thotë më shumë se një libër. Por nëse mërziteni që ditën e parë dhe ju duket se po jetoni të njëjtën gjendje si në shtëpi, mos bëni gabim të ktheheni. E sigurt që ditët në vijim do hapin dritën para jush ashtu ngadalë deri sa të ktheheni të lumtur në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat