Do të befasoheni kur të mësoni që përherë keni e përdorur gabimisht dodorantin

Life style

Do të befasoheni kur të mësoni që përherë keni e përdorur gabimisht dodorantin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:51
Ilustrim

Siç është konstatuar, njerëzit kanë mjaft shprehi të këqija kur është fjala për dodorantet. Pra, çfarë duhet të mos bëni kur është fjala për antiperspirantin tuaj të preferuar?

Për fillim, do të duhej që ta aplikoni menjëherë pasi të përfundoni dushin, në mënyrë që të qitet në lëkurë të pastër.

Mirëpo, mos e përdorni nëse nuk keni bërë dush. Dëshiruat ju apo jo, patjetër duhet të bëni dush. Dodoranti ndihmon në pengimin e aromave të këqija, por vetëm dushi vërtet nuk mund t’ju ndihmojë.

Mos e përdorni vetëm një herë. Si edhe kremrat për rrezitje apo grimin, deodorantin duhet ta përdorni posaçërisht gjatë ditëve të nxehta.

Nëse mendoni që nuk ju duhet, e keni gabim. Shumica e njerëzve djersitin mjaft, ashtu që u nevojitet deodoranti. Nëse tashmë hezitoni, përpiquni që të mos e ndieni djersën.

Nganjëherë do të duhej që ta përdorni edhe kur flini gjumë, sepse edhe atëherë djersiteni. Përdorimi i deodorantit derisa jeni në gjumë në muajt e verës mund t’ju ndihmojë që të qëndroni të freskët dhe të padjersitur.

Përpiquni ta përdorni në sasi sa më të vogël. Përdoreni në masë të arsyeshme, sepse ky është opsioni më i mirë.

Antiperspiantët natyralë janë opsioni më i mirë për ju. Hulumtimet sugjerojnë që deodorantet të cilët janë të prodhuar me bazë të aluminit mund të shkaktojnë kancerin dhe sëmundje të ndryshme. Prandaj blini ekskluzivisht deodorante me bazë natyrore.

Mund të bëni edhe vetë antipespirantin tuaj duke përdorur vaj kokosi, sodën e bikarbonatit, si edhe përbërës të tjerë të përzier bashkë me vajrat eterikë nga kanella, portokalli etj., të cilët janë më të shëndetshëm.

Antiperspiranti pengon djersitjen, ndërkaq dodoranti vetëm e maskon aromën. Nëse djersiteni shumë, dodoranti nuk është për ju.

Përdorni deodorantin vetëm në pjesët e nënsqetullave. Edhe pse gjatë muajve të verës shumica e njerëzve i përdorin edhe pas gjunjëve apo në pjesën e brendshme të kërdhokullave, mos e bëni këtë.

Mund ta përdorni dodorantin menjëherë pasi të filloni të djersiteni, mirëpo ndonjëherë mund të jetë edhe tepër vonë për të maskuar aromën natyrale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat