Para se të nisni pushimet mos harroni kremin e diellit, ja si ta bëni vetë në shtëpi pa u lodhur fare

Life style

Para se të nisni pushimet mos harroni kremin e diellit, ja si ta bëni vetë në shtëpi pa u lodhur fare

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 22:52
Ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse në këto momente ndodheni shtrirë në shezlong, përballë kaltërsisë së Jonit, apo po mbani qeskat e rënda (këshillohen trasta pasi tashmë janë të ndaluara me ligj) me fruta e perime, dhe po nxitoni të shkoni në shtëpi: nëse nuk keni vënë krem kundra diellit, dijeni se po bëni dëmin më të madh te jëtës suaj. Ai jo vetëm që mbron lëkurën nga ekspozimi i rrezeve ultravjollcë që shkaktojnë melasma, njollat kafe për të cilat flasim aq shpesh në Living, por mbi të gjitha nga kanceri i lëkurës, një sëmundje gjithmonë e më përhapur sidomos tek gratë. Por kur bëhet fjalë për të gjetur kremin e duhur, gjëja e parë që marrim për bazë është çmimi i produktit, emri i tij si dhe faktori mbrojtës. Pse të sheqetësoheni për të gjitha këto, kur mund ta bëni fare vetë në kushte shtëpie? Sot ju propozojmë një recetë që do ju shpëtojë jo vetëm lëkurën, por edhe kuletën.

Përbërësit: 50 gr dyll blete, 100 ml vaj ulliri ekstra i virgjër, 3-5 lugë oksid zinku (duhet të dini që çdo lugë oksid zinku përfaqëson faktor mbrojtës +10), 3-5 kapsula vitaminë E, 10-15 pika vaj esencial bajamesh.

Në një tenxhere shtoni fillimisht vajin e ulllirit dhe kapsulat xhelatinoze me përmbajtje vitaminë E. Përziejini dhe vendoseni tenxheren të ziejë në proces banjomari. Shtoni dyllin e bletës, i cili duhet të jetë i grimcuar në pjesëza të vogla që të tretet më lehtë. Vendosni doreza dhe maskë për t'u mbrojtur dhe shtoni sipas dëshirës oksidin e zinkut. Siç u përmend më lart, çdo lugë oksid zink është e barabartë me filtër mbrojtës +10. Ulni gradimin e zjarrit dhe vazhdoni përzierjen. Në fund shtoni vajin e bajameve ose vajin tuaj të preferuar. Kur të vini re krem është homogjen dhe i lidhur mirë, hiqeni nga tenxherja dhe hidheni në një vazo qelqi ose shishe në formë sprucatori. Lëreni të pushojë të paktën një ditë dhe më pas mund ta përdorni sipas dëshirës. Ky krem ju siguron mbrojtje të shkëlqyer dhe efektive nga rrezet e diellit, si dhe stimulon prodhimin e vitaminës D pa dëmtuar lëkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat