70% e femrave përjetojnë rënie të flokëve – si ta parandaloni këtë dukuri?

Life style

70% e femrave përjetojnë rënie të flokëve – si ta parandaloni këtë dukuri?

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 17:15
Ilustrim

Për shumicën e femrave, flokët nuk shërbejnë vetëm për ta mbajtur kokën të ngrohtë.

Flokët janë ‘batanije’ për kokën, shenjë e stilit personal dhe diçka që shpenzoni kohë e para për t’i mirëmbajtur.

Pra, për 70% të grave të cilat përjetojnë rënie të flokëve, normalisht se kjo gjë shkakton shumë stres.

Por, a ka diçka që mund të bëni për ta parandaluar rënien e flokëve ose për ta ngadalësuar këtë proces kur fillon të ndodh?

Dr. Shahmalak, specialist i transplantimit të flokëve, shpjegon se 80% e rënies së flokëve ndodh si pasojë e faktorëve gjenetikë, të cilët i keni trashëguar nga prindërit.

Por, siç shpjegon ai, shanset për të pasur rënie të flokëve rriten nëse keni ndonjë sëmundje të caktuar, nëse pini duhan, nëse përdorni kimikale të dëmshme për flokët, si pasojë e stresit, ushqimit të dobët, etj.

Megjithatë, nëse veç keni filluar të vëreni se po ju bien flokët, çfarë duhet të bëni?

“Suplementet mund të kryejnë punë për një shëndet më të mirë të flokëve, por në përgjithësi vetëm atëherë kur rënia e flokëve ndodh si pasojë e mungesës së tyre”, shpjegon Dr. Shahmalak.

Në mënyrë që ta parandaloni rënien e flokëve, specialisti sugjeron të bëni ushtrime fizike sepse qarkullimi i gjakut e furnizon me oksigjen skalpin dhe me nutrientë rrënjët e flokëve.

Gjithashtu ai thotë të mos pini duhan, t’i shmangni kimikalet e dëmshme dhe të mos i mbani flokët e lidhura ngushtë.

Por, nëse asnjëra prej këtyre nuk funksionon, atëherë është koha ta konsideroni ndërhyrjen kirurgjike! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat