Nuk ju duhet fare palestra: Blini vetëm një llastik! - Bota Sot
Nuk ju duhet fare palestra: Blini vetëm një llastik!

Life style

E mërkurë, 15 gusht 2018

Nuk ju duhet fare palestra: Blini vetëm një llastik!

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 21:49
Ilustrim

Ushtrimet fizike që realizohen vetëm me ndihmën e një llastiku rezistent janë shumë të thjeshta dhe mund të bëhen kudo.

Kështu, nëse dëshironi të vendosni në lëvizje çdo muskul të trupit nuk keni përse të shkoni medoemos në palestër dhe të ngrini pesha.

Ne kemi ndërmend ta tonifikojmë trupin tuaj pa përdorur shumë forcë.

Fillojmë me tërheqje këmbësh:

Fillimisht qëndroni drejt dhe ngrini sipër për 10- 15 herë njërën këmbë.

Pasi të keni mbaruar punë edhe me tjetrën përkuluni pak përpara dhe vazhdoni sërish me të nejtën procedurë.

Sigurisht, galiç

Lëreni llastikun në një pozicion fiks dhe bëni ushtrimet galiç normalisht.

Tërheqje dhe zgjatim

Uluni ngrihuni pa ndalim, nga 10- 15 herë për secilën këmbë.

Gjurin pranë kraharorit

Ky ushtrim është pak i vështirë ama bën magji me muskujt e barkut dhe këmbëve. Nuk është e nevojshme të mundoheni shumë, mjafton 5- 10 herë për secilën këmbë.

Ndërtim këmbësh

Presioni që ushtroni te pjesa e pasme e këmbëve (pjesë kjo shumë problematike dhe nënë shënjestrën e celulitit) do të ketë rezultat mjaft të dukshëm edhe te të pasmet. Njësoj si më sipër, ushtrimin bëjeni nga 5- 10 herë për secilën këmbë.

Biçikleta

Jepini biçikletës suaj imagjinare për 2- 3 minuta.

Tonifikim i të pasmeve

Përsëritja e këtij ushtrimi për 20 herë është mëse e mjaftueshme.

Të tjera:

Për pjesën e brendshme të kofshëve (10- 15 herë për secilën këmbë)

Për shpatullat (15- 20 herë)

Për bicepsin dhe tricepsin (10- 15 herë)

Dhe në fund, tërheqje muskujsh

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test