‘Louis Vuitton’ sjell në shitje çantën me simbolin e flamurit kombëtar

Life style

‘Louis Vuitton’ sjell në shitje çantën me simbolin e flamurit kombëtar

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 22:07

‘Louis Vuitton’ është njëra ndër markat më të njohura në botë.

Ajo u kujdes për veshjen e këngëtares kosovare Era Istrefi në Kampionatin Botëror 2018.

Image
Era Istrefi e veshur nga ‘Louis Vuitton’ në finalen e Kampionatit Botëror 2018 (Foto: Era Istrefi/Instagram)

Së fundmi, kjo markë e njohur ka krijuar një çantë të re, e cila do të pëlqehet në masë të madhe, veçanërisht nga shqiptarët.

Bëhet fjalë për një çantë, e cila është e dizajnuar me flamurin me kombëtar.

Image

Shqiponja është bërë një simbol mjaft i famshëm që pas festimit të golave të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit këtë vit në Botërorin në Rusi.

Në faqen zyrtare të ‘Louis Vuitton’, e cila e ka nxjerr në shitje çantat nëpërmjet blerjeve ‘online’, është bërë i ditur edhe çmimi i saj.

Kjo çantë do të kushtojë hiç më pak se 9,103 euro. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat