E verdha, ngjyra e trendeve të 2018-ës

Life style

E verdha, ngjyra e trendeve të 2018-ës

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:01
Ilustrim

E verdha është pa dyshim një nga ngjyrat më në modë për verën e 2018-ës. Megjithatë janë disa rregulla bazë që duhet t’i ndiqni kur visheni me këtë ngjyrë.

Padyshim që po për të verdhën shafran.
Ky është tonaliteti, të cilit duhet t’i mëshoni. E ka përdorur mes të tjerëve Jacquemuspër koleksionin e tij të frymëzuar nga jugu i Francës dhe është pikërisht kjo zgjedhja e Amalit për një veshje komplete, duke përfshirë edhe kapelen që tërhoqi shumë vëmendje në ditën e dasmës së Meghan e Harry-it.

Ndoshta e verdha limon.
E zbehtë, thuajse e bardhë. Duke u nisur nga pasarelat milaneze të Luisa-s Beccaria-s dhe Trussardi-it është veçanërisht e përshtatshme për njerëz me lëkurë transparente, të zbehtë dhe me flokë të kuq zjarri, tipi i Ema Stone, në të kundërt risku është i lartë.

Kategorikisht jo të verdhës okër.
Me një tonalitet në të gjerlbër dhe përdorim tek mëndafshi është ngjyra që shkon më pak. Mbretëresha Maxima e Hollandës e ka veshur disa herë kohët e fundit, por pa sukses. Të njëjtin mendim ndajmë edhe për Karlie Klossme me një version flokësh bjondë- plantin dhe me një veshje në kontrast.

Një rënie e ngjyrave tropikale.
Lule të mëdha, gjethe dhe zogj ekzotik të lejojnë një përzierje ngjyrash që përfshin të verdhën, por edhe jeshilen dhe të zezën. Mund të jetë kompromisi i duhur.

E verdha origjinale, në varësi të personit.
Mbetet ngjyra në versionin e saj më klasik. Këtu rregulli është një dhe i vetëm: sa më e errët të jetë ngjyra e lëkurës, ngjyrë e natyrale ose e nxirë nga dielli, aq më e vogël do të jetë mundësia për të mos u dukur keq. Kujdes edhe për ngjyrën e flokëve, pa dyshim që bruneve u shkon më shumë se biondeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat