Loja “e vështirë për t’u zënë” është gjëja më e keqe që mund ta bëni në lidhje

Life style

Loja “e vështirë për t’u zënë” është gjëja më e keqe që mund ta bëni në lidhje

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 20:52
Ilustrim

Ndonëse mund t’ju duket si gjë e mirë ta luani rolin se një mashkull nuk mund t’ju zë shumë lehtë, ekspertja Claudia Duran e thotë të kundërtën.

Claudia Duran punon për ‘Elite Connections’, ku merret me beqarët më të pasur të Miamit.

Në fakt, një anëtarësim 6-mujor me Elite Connections kushton 15,000 dollarë!

Duran, në bazë të përvojës së saj, thotë se ekziston një trajtë e cila i bën njerëzit të suksesshëm në takimet e para dhe në lidhje: gatishmëria për të dalë nga zona e komfortit.

Kjo nuk do të thotë të bëni ndonjë çmenduri me të – thjesht nënkupton ta mblidhni guximin për t’i thënë se ju pëlqen.

Ajo thotë se gabimi më i madh që e sheh te klientët e saj është ankesat e vazhdueshme, “Ai/ajo nuk më ka telefonuar” ose “Përse nuk më ka thirr prapë në takim”.

Në vend të kësaj, ajo sugjeron t’i lini lojërat mënjanë dhe t’i tregoni se po ju pëlqen personi – njerëzve ju pëlqen ta dinë se ndihen të pëlqyer dhe do t’iu përgjigjen mirë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat