Qukat? Moda e fundit, edhe nëse s`i keni, bëjini vetë! Ja sesi!

Life style

Qukat? Moda e fundit, edhe nëse s`i keni, bëjini vetë! Ja sesi!

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:51
Ilustrim

Tingëllon e cuditëshme, por kështu është vërtet. Qukat, dikur një bezdi, sot konsiderohen aset. Kush i ka ( si Meghan Markle) përdor fondotintë të lehtë që të mos i zhdukë krejtësisht; kush nuk i ka i “vizaton“ në lëkurë, e madje disa kanë shkuar deri aty sa t`i  bëjnë tatuazh!

Po c`është kjo mani që ka mbërthyer edhe emra të njohur shqiptarë si Aurela Hoxha apo Agnesa Vuthaj.

Shpjegimin ndoshta e keni marrë me mend. Është pjesë e trendit “ au naturel“; pra përpjekjet pët të treguar natyrshmërinë në të formën më të plotë dhe të lavdërueshme të saj përfshijnë edhe ato “ difektet“ e vogla. Ndaj, shumë blogere të apasionuara pas bukurisë  kanë nisur t`i krijojnë vetë: shtrojnë kremin pudër e pastaj, me një laps vetullash bëjnë pika të vogla rreth hundës, pak tek balli, mollëzat e ndonjë edhe në mjekërr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat