Kur nëna vuan pas lindjes, si t’i ndihmojmë? - Bota Sot
Kur nëna vuan pas lindjes, si t’i ndihmojmë?

Life style

E mërkurë, 15 gusht 2018

Kur nëna vuan pas lindjes, si t’i ndihmojmë?

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:23
Ilustrim

Në javët e para pas lindjes, madje rreth 70 për qind e femrave “kanë humor të ndryshueshëm”, prandaj për shërimin e depresionit pas lindjes është shumë e rëndësishme përkrahja e familjarëve.

Nëse kjo situatë zgjat, ekspertët duhet të vlerësojnë se a duhet të kërkojnë ndihmën e psikologut apo të psikiatrit.

Shëndeti i femrës është në vend të parë, sepse nëse ajo nuk ndihet mirë nuk do të ndihet mirë as fëmija.

Për femrën duhet kujdesur. Midis ditës së parë dhe të pestë pas lindjes mund të ndodhin irritime, tendosje dhe humor i ndryshueshëm, përkatësisht e ashtuquajtura bluza e lindjes e cila gjatë rreth dy javë, ndërkaq varet nga shumë faktorë se a do të ndodhë kjo gjë. Për shembull, nga vetë rrjedha e shtatzënisë, përkatësisht a ka kaluar lehtë apo shtatzënia është mbajtur, pastaj a ka qenë e dëshiruar etj.

Konsiderohet që periudha e lehonisë prej 40 ditësh pas lindjes është më e rrezikshme për femrën.

Mjekët këshillojnë lehonat që emocionet të mos i ndrydhin në vete, sepse nëse nuk tregojnë menjëherë se si ndihen, do të mbushet gota dhe do të vërshojë pas një kohe të caktuar.

Për shtatzënën është me rëndësi të kalojë nëpër përgatitje në shkolla për shtatzëna ku bëjnë gjimnastikë të lehtë dhe mësohen nëpërmjet teknikës së frymëmarrjes. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test