A është e mundshme që fizikisht mashkulli të vazhdojë seksin pas orgazmës? Kjo është përgjigjja! - Bota Sot
A është e mundshme që fizikisht mashkulli të vazhdojë seksin pas orgazmës? Kjo është përgjigjja!

Life style

E martë, 23 tetor 2018

A është e mundshme që fizikisht mashkulli të vazhdojë seksin pas orgazmës? Kjo është përgjigjja!

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 21:33
Ilustrim

Është e ditur që meshkujt forcën e tyre seksuale e përjetojnë si diçka shumë të rëndësishme në jetën e tyre, andaj dëshirojnë edhe të shtiren që mund ta bëjnë edhe të pamundshmen.

Apo, ndoshta, ekziston ndonjë hero i cili ia ka arritur këtë…

Në të vërtetë, është e njohur që mashkulli nuk mund të përjetojë orgazëm të shumëfishtë, përkatësisht disa orgazma njëri pas tjetrit, sepse ai nuk mund të mbajë ereksionin pas orgazmës.

Sistemi riprodhues i mashkullit është i programuar nga natyra që të bëjë mbarsjen. Pra, pas hedhjes së spermës, nuk ka më nevojë për seks, andaj mashkulli humb energjinë seksuale dhe i nevojitet një pushim që të arrijë sërish ereksionin.

Kështu është mekanizmi ynë biologjik, i cili është i rregulluar me tajitje hormonesh dhe impulse nervore.

Sado që të jetë, ekstimi i lartë, kimia e organizmit rregullon ereksionin dhe është e pamundshme ta mbajë pas orgazmës.

Mirëpo, duke pasur parasysh që pothuajse çdo mashkull mund të mbajë ereksionin edhe pas orgazmës, nëse ka pirë ndonjë nga tabletat për potencë, nuk është e pamundur edhe që ndonjë “Kazanovë” të ketë çrregullim specifik hormonal i cili anashkalon funksionin natyror riprodhues. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test