Si të dukeni si profesionist në një intervistë për medie

Life style

Si të dukeni si profesionist në një intervistë për medie

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 06:57
Foto ilustrim

Kur telefoni cingëron, dhe një gazetar është në linjë, çfarë bëni? Mos bëni panik, siç do të thoshte autori im i preferuar Douglas Adams.

Ka shumë arsye se pse një gazetar të kontakton, ka arsye të mira dhe të këqija. Por, çfarëdo që të jetë arsyeja, mund të jetë eksperiencë shqetësuese, veçanërisht nëse nuk je përgatitur për një intervistë me shtypin më parë.

Askush nuk pret që të jeni në gjendje të menaxhoni median si Richard Branson, por ka një numër gjërash që mund të bëni si pronar biznesi dhe të siguroheni që jeni të përgatitur mirë para se të flisni me një raportues. Mbani këto tre truqe me vete, dhe do të jeni profesionist i mediave në çdo kohë.

1. Kërkoni pyetjet paraprakisht

Raportuesit janë hulumtues të mirë dhe janë të aftë për të të bërë pyetje të vështira. Fatmirësisht, vetëm nëse diçka katastrofike ka ndodhur, thirrja e tyre rrallë vjen papritmas. Në shumicën e rasteve, ata do të të dërgojnë një email dhe do të caktojnë një kohë për bisedë, kështu që do të keni kohë për t’u përgatitur.

Për qetësinë tënde mendore, është ide e mirë të kërkosh pyetjet paraprakisht, që të mund të kesh informacionet e duhura në dispozicionin tënd. Nëse keni një listë pyetjesh përpara, atëherë do të jetë e lehtë. Shkruani disa përgjigje që do të tingëllojnë se ti po flet në mënyrë natyrale, por shmangni shkruajtjen e deklaratave ose do të tingëlloni i ngrirë.

Ndonjëherë gazetarët më përpara do ju ofronin temat për të cilat dëshirojnë të flasin, që të kenë intervistë më njerëzore dhe më pak të përsëritur. Kjo është mirë; ju vetëm keni një skemë të bisedës paraprakisht.

Gjatë intervistës, mos u frikësoni ti kërkoni raportuesit të përsërisë pyetjen ose të tregohet më i qartë. Nuk duhet të përgjigjesh ndaj diçkaje që mendon që e ke dëgjuar, si këngëtarja Demi Lovato kur përshkruajti një gotë si ushqimin e saj të preferuar.

2. Studioni dhe përgatituni për të ofruar mendime

Ju jeni të përgatitur dhe gati për të folur me një gazetar. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë informata të reja dhe interesante për kompaninë dhe misionin, edhe për produktin e juaj, apo jo? Në fakt jo. Gazetarët zakonisht janë të interesuar për storie të mëdha, pikëpamjet e interesave njerëzore, mendimet e industrisë dhe storie të themeluesve. Por në çfarëdo pikëpamje, ata nuk do të jenë të interesuar për të të dhënë ty dhe kompanisë tënde publicitet falas.

Edhe pse është tunduese për të dhënë çdo përgjigje për zgjidhjen tënde të mirë për konsumatorët, duhet të jeni më të hapur në dhënien e mendimeve dhe kur flisni për industrinë e juaj. Gazetarët nuk do të përdorin intervistën tënde nëse e gjitha që bëni është fryerja e borisë suaj. Kjo është shumë irrituese për ta.

Është ide e mirë të mësoni përmendësh storiet më të fundit dhe lajmet më të mëdha në industrinë tënde. Kërkoni storiet nga konkurrentët e juaj. Nëse nuk jeni të sigurtë se ku të kërkoni, kërkoni duke përdorur Google news, ose edhe temat trendi në media sociale.

Gjithashtu sigurohu të hulumtosh se çfarë gazetari ka shkruajtur më parë. Do të të japë një ide se si intervista mund të shkojë, gjithashtu do të të japë njohuri për llojet e storieve që ai ose ajo pëlqen të shkruajë ose edhe njerëz të ngjashëm që ai ose ajo ka intervistuar.

Tingëllon sikur shumë punë, por ju definitivisht dëshironi të shmangni stilin e Gary Johnson, e cila do të thotë kur një raportues të të pyesë diçka për një çështje të njohur, dhe ju nuk keni fare ide se për çfarë po flasin.

3. Përgatituni për intervista të vështira

Fatkeqësisht, nuk jemi gjithmonë me fat të intervistohemi për fushatat tona të fundit të bamirësisë. Ndonjëherë, një gazetar ka gërmuar diçka më pak të këndshme.

Njëra ndër mënyrat më të kontrolluara për të folur me median për një problem është përmes një njoftimi për shtyp, por ndonjëherë ne duhet të ndalemi dhe të flasim direkt me raportuesin. Përgatisni veten duke folur me avokatin e kompanisë ose me ekipin i cili po përballet me çështjen. Ju veçanërisht duhet të dini se çfarë të mos thuani.

Nëse përgjigja e një pyetje do të të shkaktonte probleme, fraza ‘’skam koment’’ është mirë, por gënjeshtra nuk është dhe as mohimi kur faktet janë të njohura publikisht. Pas të gjithash, gazetarët nxjerrin në shesh sekretet për jetesën e tyre. Faktet alternative nuk ekzistojnë.

Ushtroni përgjigjet e juaja duke luajtur role. Kërkoni partnerit tuaj të parashikojë pyetjet më të vështira dhe të sigurohet që ai ose ajo është i ashpër me ty. Sigurisht, që intervista mund të dalë krejtësisht ndryshe, por ju do ta shihni se si është kur të dilni me të vërtetë. Kjo do ju ndihmojë të kontrolloni nervat dhe të jeni më të qetë kur vjen koha.

Kur jeni duke u përballur me një intervistë, kujtoni që gazetari është aty të tregojë një storie. Varësisht se a jeni pjesë e madhe artikullit të fundit, ose vetëm një shënim në fund të faqes, përgatitja është kyçe. Qëndroni të sinqertë, por mos u ndieni se duhet t’i përgjigjeni çdo pyetjeje. Dukuni profesionist, dhe gazetari do të mendojë se ju jeni me përvojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat