Ekspertët e fitnesit pajtohen se barkoret janë të padobishme

Life style

Ekspertët e fitnesit pajtohen se barkoret janë të padobishme

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 12:38
Ilustrim

Nga trajnerët e njohur që punojnë në palestrat më trendi të Manhattan-it, te Instituti Nacional për Fitnes dhe Sport në Indianapolis dhe deri te testet fizike të ushtrisë amerikane, barkoret (sit-ups) janë duke krijuar reputacion të keq.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ky ushtrim, dikur pjesë e çdo rutine bazike stërvitore, nuk e zvogëlon perimetrin e belit dhe as nuk e djegë dhjamin e barkut.

Ndër tjerash, barkoret nuk janë mënyra më e mirë për ta forcuar barkun ose për ta mbajtur atë fleksibil dhe të fortë për një periudhë të gjatë kohore.

Javën e kaluar, ushtria amerikane ka bërë të ditur se pas shumë dekadave që iu ka kërkuar kandidatëve t’i nënshtrohen testit dy-minutësh me barkore, më në fund planifikon ta largojë këtë ushtrim deri në vitin 2020.

Këtë ndryshim të ushtrisë amerikane e mbështet edhe Tony Maloney, fiziolog dhe trajner në Institutin Nacional për Fitnes dhe Sport në Indianapolis.

“Nuk jam fans i madh i barkoreve. Kjo për shkak se ushtrimi i tillë mund të shkaktojë probleme me shpinë, e posaçërisht kur nuk i bëni në formë të duhur”, ka thënë Maloney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat