Shumica e beqarëve preferojnë të konsumojnë alkool gjatë takimit të parë

Life style

Shumica e beqarëve preferojnë të konsumojnë alkool gjatë takimit të parë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 16:33
Ilustrim

Sikurse të mos mjaftonte vështirësia për ta gjetur dashurinë e jetës në një botë të mbushur me fotografi lakuriqe dhe seks të rastësishëm, tani një studim i ri zbulon se jeni më të prirë të konsumoni alkool nëse jeni beqar/e.

Në përpjekje për ta zbuluar lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe gjetjes së partnerit, ‘Zoosk’ ka kryer një anketim me 8,793 persona dhe ka analizuar 133,175 mesazhe në platformat e veta.

Statistikat tregojnë se 72% e atyre që përpiqen të gjejnë dashurinë përmes internetit konsumojnë alkool, ndërkaq mijëvjeçarët e konsiderojnë si të vështirë procesin për gjetjen e dashurisë pa konsumuar alkool – 38% e të anketuarve kanë thënë se mos konsumimi i alkoolit gjatë takimit të parë vetëm sa e bën më të vështirë procesin.

Top 10 pijet që meshkujt i konsumojnë gjatë një takimi:

– Birrë (62%)
– Verë (41%)
– Kafe (26%)
– Margarita (23%)
– Çaj (21%)
– Pije të ëmbla (20%)
– Vodka dhe pije freskuese (10%)
– Martini (10%)
– Uiski (9%)
– Xhin dhe tonik (9%)

Por, përse luan rol të madh alkooli në takimin e parë?

Përafërsisht 73% e beqarëve mendojnë se konsumimi i alkoolit gjatë takimit të parë është ide e mirë sepse takimi është më pak formal dhe më i lehtë, e gjithashtu mënyrë e mirë për t’i hequr ‘mburojat’ dhe për të pasur një bisedë interesante.

Top 10 pijet që femrat i konsumojnë gjatë një takimi

– Verë (62%)
– Birrë (32%)
– Margarita (29%)
– Kafe (26%)
– Çaj (25%)
– Pije të ëmbla (21%)
– Shampanjë (11%)
– Martini (11%)
– Mojito (10%)
– Daiquiri (10%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat