Lidhjet e mëparshme tregojnë shumë për të, zbuloni çka?

Life style

Lidhjet e mëparshme tregojnë shumë për të, zbuloni çka?

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 06:17
Ilustrim

Zakonisht, lidhjet e mëparshme të dashurisë zbulojnë shumë gjëra për një person. Pa marrë parasysh nëse ndonjëra ia ka thyer zemrën, ai nuk mund të lidhet me ju ose dikush e ka tradhtuar atë, e kaluara e tij mund të flasë për detaje mjaft të dobishme të cilat duhet t’i prisni të në lidhjen tuaj.

Monogamist serik
Ky mashkull dëshiron të jetë i dashur nga ju dhe aspak nuk frikohet të afrohet me partneren e tij. Mirëpo, kërcimi nga njëra lidhje serioze në tjetrën mund të jetë shenjë e pasigurisë apo frikës nga vetmia.

E kanë tradhtuar
Mashkulli të cilin në të kaluarën e kanë tradhtuar, ka probleme me vetëbesimin. Ndoshta për një lloj të tillë të mashkullit do të jetë pak më e vështirë për tu hapur me ju, pasi që ndjen frikë se e njëjta gjë mund të përsëritet.

Fillestar në një lidhje serioze
Ky lloj i meshkujve mund ose të zgjedh tepër ose të frikohet nga refuzimi. Te rasti i parë ai do të ikë, sepse sipas tij, është e pakapshme që lidhjet në fakt kërkojnë investim të mundit dhe vëmendjes.

“Kazanova” i famshëm
Edhe në qoftë se nuk mund ta vëreni qëndrimin e tij që flet se sa i qetë dhe i pa interesuar është kur jeni ju në pyetje,  duhet ta dini se ai juve ju sheh vetëm si një qëllim të cilin duhet ta arrijë. Është i gatshëm t’ju sjellë lule, verë apo edhe të përgatisë darkë për ju dhe më pas, pasi ta ketë arritur qëllimin, të zhduket.

Ka tradhtuar
Edhe pse e kaluara e tij nuk do të thotë se do t’ju ndodh përsëri, prapëseprapë është mirë ta pyesni se çfarë e ka shtyrë atë që të tradhtojë. Në qoftë se nuk ua tregon arsyen dhe nëse nuk është munduar aspak që ta ndryshojë situatën, ka mundësi që e njëjta të ndodh përsëri. 

Lidhje me kriza të mëdha
Mashkulli i cili në të kaluarën e tij ka shumë femra depresive dhe agresive, siduket i dëshiron ato sepse kënaqet në dramën që ato ua ofrojnë. Ai dëshiron të ndjehet sikur është i mbifuqishëm dhe të besojë se ai është shpëtimtari i femrës. Këta lloje zakonisht i rrisin gjërat shumë më shumë dhe mund të ju ndodh që të largohet nga ju në momentin kur nuk i vie më interesant lidhja mes jush.

E dashur e vjetër-e re
Mashkulli i cili vazhdimisht ndërpren dhe përsëri rinis lidhjen me të njëjtin person, nuk di se çfarë do nga jeta. Ai është i paaftë të sjellë vendime dhe të këmbëngul në to, prandaj çdoherë ekziston frika se e njëjta mund t’ju ndodh edhe ju.

Është i shkurorëzuar
Kjo më nuk është një tabu temë, por arsyet e shkurorëzimit mund t’ju zbulojnë shumë gjëra për karakterin e tij. Para se të bëhet lidhje e juaj më serioze, është mirë që të informoheni detalisht për tërë situatën dhe të siguroheni se shkurorëzimi ka përfunduar me të vërtetë.

Asnjëherë nuk është martuar
Mashkulli i cili ka 37 vjet, me siguri që asnjëherë deri më tani nuk e ka gjetur personin e duhur. Ndërsa mashkulli 47 vjeçar i cili ende nuk është martuar, do të jetë një beqar i përjetshëm. 

Del me vajza shumë më të reja
Pa marrë parasysh nëse del me to për tu ndjerë më i ri apo pse ajo i bën mirë unit të tij, meshkujt të  cilët vazhdimisht kërkojnë femra më të reja, nuk është i interesuar për ato të moshës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat