Çka të bëni kur ktheheni në punë pas pushimeve verore?

Life style

Çka të bëni kur ktheheni në punë pas pushimeve verore?

Më: 9 gusht 2018 Në ora: 09:40
Ilustrim

Është e vështirë të ktheheni në punë pas një pushimi relaksues në bregdet apo në ndonjë vend që keni kaluar kohë pa brenga.

Kjo është një periudhë tranzicioni ku ju duhet të punoni me veten që të përshtateni me një ambient tjetër.

Mirëpo, nëse ndjekni pesë hapat e mëposhtëm, ju mund të adaptoheni më lehtë dhe të filloni punën duke mos rënë në depresion.

Krijoni zakone të reja

Para se të filloni punën, mundohuni të ndryshoni diçka si orari, zakonet, sjelljet.

Krijoni zakone që janë të mira edhe për shëndetin tuaj:

Zgjohuni herët

Shkoni më herët në zyre

Braktiseni kofeinën

Pini më shumë ujë

Largoni energjitë negative

Harrojini argëtimet e tepërta

Kthimi në punë është më i vështirë kur mendoni se nuk do të keni mjaft kohë për t’u argëtuar. Mundohuni t’iu shmangni shpenzimit të kohës në argëtim apo qëndrimit zgjuar deri natën vonë.

Kjo do t’iu bëjë të zgjoheni të lodhur nesër në punë. Bëni mirë të shkyçeni nga rrjetet sociale dhe t’i kushtoni kohë më shumë shëndetit tuaj.

Organizohuni më shumë

Dita e parë në punë pas pushimeve verore do t’iu gjejë me e-maile të shumta apo punë të pakryera që ju janë grumbulluar gjatë kohës.

Sa më shumë që vonoheni, aq më stresuese do ta keni punën. Kështu që mundohuni ta organizoni punën dhe t’i kushtoni kohë të gjitha detyrave në mënyrë që t’i kryeni ato sa më shpejtë.

Pastaj ju do të stabilizoheni dhe gjërat do të rrjedhin më mirë.

Lexoni libra

Vjeshta është periudha ideale për të lexuar apo mësuar gjëra të reja. Ndiqni ndonjë kurs online, lexoni libra që ju pëlqejnë, lexoni artikuj për profesionin tuaj.

Kjo ju bën që të jeni më të lumtur dhe më të relaksuar.

Shijojeni jetën

Nuk është fundi i botës nëse ktheheni në punë pas pushimeve ekzotike.

Ju mund të dilni në lokalin tuaj të preferuar për të pirë kafe pas orarit të punës, të dëgjoni muzikë apo të takoni dikë nga shoqëria juaj.

Caktojeni një kohë kur dilni më shokët dhe e largoni stresin e javës. Madje, ju edhe mund të bëni plane për pushimet dimërore!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat