Rrëfehet 29 vjeçari: E tradhtova gruan me disa kolege nga puna, por ajo e kuptoi dhe...

Life style

Rrëfehet 29 vjeçari: E tradhtova gruan me disa kolege nga puna, por ajo e kuptoi dhe...

Nga: Bota sot Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:22
Ilustrim

Një burrë 29  vjeçar ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar gruan e tij me shumë kolege të punës, përcjell Bota sot.

Burri thotë se u njoh me gruan në aeroplan kur po bënte trajnim dhe më pas është martuar dhe ka një vajzë të vogël.

Por, ai thotë se ka bërë seks me një kolege të punës kur ishin jashtë vendit dhe pas asaj edhe me shumë të tjera.

Por, një ditë një shok i tij nga puna i ka treguar asaj për tradhtitë e burrit dhe tani ajo është e shkatërruar.

Ai thotë se e ka ndryshuar punën dhe është penduar për atë që ka bërë por nuk e di si t’ia bëjë që ta kthejë dashurinë e gruas së tij, e cila nuk fle me të.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të tij:

Kam qenë duke bërë seks me vajza të ndryshme nga puna dhe tani kam shkatërruar gjithçka në martesën time.

Jam një djalë 29 vjeç dhe jam i martuar me një grua të bukur 27 vjeçare. Ne kemi një vajzë të vogël bashkë. Unë e njoha gruan time në kabinën e aeroplanit, derisa po bëja trajnimin për pilot.

Ajo po punonte si staf.

Ne jemi martuar para një viti dhe tani jemi në maternitet. Nga jashtë duket sikur ajo është lumtur me jetën e saj, pa brenga dhe me shtëpinë që do.

Unë shkova në Dubai në dhjetor pas një stuhie që goditi Amerikën dhe unë dhe miqtë e mi qëndruam në hotel. Një nga koleget është e bukur dhe ne gjithmonë kemi flirtuar. Ajo është 26 vjet.

Ne pimë disa pije në bar dhe më pas luajtëm disa lojëra. Dikush e pyeti atë nëse ishte dikush në ekip që ajo e fantazonte. Ajo ishte e dehur dhe nuk mendoi por tha: E fantazoj atë dhe drejtoi gishtin kah unë.

Unë isha në qejf. Kur shkova në dhomën time i shkrova asaj mesazh dhe ajo më ftoi në dhomën e saj.

Ne filluam të puthemi dhe më pas bëmë seks. Ishte shumë lehtë të luaja derisa gruaja ime nuk ishte aty dhe nuk e dinte.

Unë nuk mund të ndaloj së menduari për këtë vajzë që atëherë dhe pas kësaj edhe një tjetër të bukur në ekip.

Fillova të dilja me shumë kolege, secila më e suksesshme se tjera. Kam bërë seks me shumë prej atyre vajzave. E shijova këtë kohë të jetës derisa dikush e njoftoi gruan time për këtë.

Një shok nga puna e thirri atë dhe i tregoi. Ajo u shkatërrua dhe ne ende flemë në shtretër në ndarë. Unë nuk e di si ta menaxhoj që ta kthej atë.

E kam ndryshuar punën, e kam ndryshuar numrin e telefonit dhe kam fshirë të gjitha llogaritë në rrjete sociale. Unë vetëm dua që mes nesh të funksionojë dhe që ta kem sërish dashurinë time.

Kam qenë shumë idiot dhe atë vetëm për disa minuta seks.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Ti me të vërtetë ke qenë por të paktën tani je ndalur dhe nuk e bën më.

Thuaj vazhdimisht se sa keq të vjen dhe kërko të të falë. Mos i bëj arsyetime. Ato nuk janë të vlefshme më.

Tregoj asaj se ato femra nuk kanë rëndësi për ty por ka qenë moment i dobët dhe tani dëshiron që ta rregulloni martesën tuaj.

Shpjegoja asaj se sa ka rëndësi që të jeni bashkë edhe për ju edhe për vajzën dhe pyete për një shans të dytë. Ti ke ndryshuar punën dhe kë fshirë rrjetet sociale. Çka ka pastaj?

Bëjë që ajo të ndihet e veçantë, e dashur dhe e vlerësuar. Le ta kuptojë se sa shumë e çmon dhe dashuron./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat