‘Djemtë e mamasë’ kanë më pak gjasa të vuajnë nga problemet mendore!

Life style

‘Djemtë e mamasë’ kanë më pak gjasa të vuajnë nga problemet mendore!

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Sipas një studimi të kryer kohët e fundit nga Marriage Foundation u dol në përfundimin se vajzat që janë të lidhura me babain dhe djemtë që janë të lidhur me nënën e tyre përballen më lehtë me periudhën e adoleshencës. Pra djali i mamit dhe vajza e babait kanë shumë pak gjasa që të vuajnë nga shëndeti mendor apo fakti i të mos qenit në qendër të vëmendjes dhe për më tepër kanë më shumë vetëbesim dhe vetëvlerësim.

Djemtë që janë të lidhur me nënën e tyre në moshën 14 vjeçare janë 41% më pak të predispozuar për të vuajtur nga shëndeti mendor sipas studimit, ndërsa vajzat që janë të lidhura me babain e tyre janë 44% më pak të predispozuara të vuajnë nga problemet emocionale ose të kenë problem me moshatarët e tyre. Ndërsa djemtë janë më të lumtur kur prindërit e tyre janë të martuar, vajzat ndihen më të sigurta kur prindërit e tyre shfaqin një lidhje të fortë mes tyre. Sipas analizës përfundimtare që përdori të dhënat e Studimit Millennium Cohort ku morrën pjesë 11,000 nëna, u zbulua se faktori kryesor që ndikon në shëndetin mendor të adoleshentëve është divorci në familje.

Harry Benson, drejtori i kërkimeve të Marriage Foundation dhe bashkë-autori i studimit me Profesor Steve McKay i Universitetit të Lincoln tha: ‘Analiza jonë tregon se problemet familjare janë faktori kryesor që çon në problemet e shëndetit mendor te adoleshentët. Një zbulim shumë interesant është se djemtë dhe vajzat ndikohen shumë nga lidhja që kanë me prindin e gjinisë së kundërt. Fakti që kjo lidhje ndodh vetëm me një prind dhe jo të dy sugjeron se është afrimiteti me prindin që ndikon te shëndeti mendor dhe jo e kundërta.

Sir Paul Coleridge, drejtues i Marriage Foundation tha: ‘“Djemtë e mamasë” dhe “Vajzat e babait” janë njohur për gjenerata me rradhë si një sterotip tallës por mesa duket nga studimi I kryer ndërsa vajzat dhe djemtë zhvillohen ata kanë nevoja të ndryshme emocionale dhe pritshmëri të ndryshme dhe performance e tyre është shumë herë më e mirë kur nevojat e tyre plotësohen. Një lidhje e fortë me prindin e gjinisë së kundërt rrit vetëvlerësimin dhe përmirëson marrdhëniet me moshatarët- duke përmirësuar kështu edhe shëndetin mendor.’

‘Është mëse e qartë se në familjet që qëndrojnë sëbashku, jo vetëm që trauma e ndarjes së prindërve nuk ekziston, por fëmijët kanë një shanc më të mirë që të kenë një marrdhëie shumë të fortë me të dy prindërit.’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat