Ndiqni këto rregulla dhe të tjerët do t’ju duan çmendurisht!

Life style

Ndiqni këto rregulla dhe të tjerët do t’ju duan çmendurisht!

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Zbatimi i  këtyre parimeve që i sjell sot Unik Porrtal  është dëshmuar në raste të panumërta ndërsa juve ju duhet vetëm ti ushtroni gjithnjë derisa t’i zotëroni ato dhe njerëzit do t’ju duan çdo ditë e më shumë.

Rregulli 1: Mësoni të mbani në mendje emrat. Nëse nuk e arrini këtë, kjo mund të thotë se ju nuk jeni të interesuar sa duhet. Për çdo njeri emri i tij ka shumë rëndësi.

Rregulli 2. Bëhuni person i këndshëm, ashtu që shoqërimi juaj të mos i ngarkoj të tjerët – bëhuni dikush që është si këpuca komode e vjetër dhe kapela e dashur. Bëhuni i përshtatshëm.

Rregullit 3: Fitoni veçoritë që të jeni i lirë dhe i qetë në mënyre që asgjë të mos ju nevrikos.

Rregulli 4: Mos u bëni egoist. Kujdesuni të mos jetoni mbresën se dini çdo gjë. Bëhuni i naryrshëm dhe modest, por pa e tepruar.

Rregulli 5: Mësohuni të bëheni interesant, kështu që njerëzit do të dëshirojnë të jenë me ju dhe nga ky  shoqërim të marrin diçka të vlefshme që do t’i nxitë.

Rregullit 6:Mësoni të liroheni nga anët e papërshtatshme të personalitetit tuaj, madje edhe të atyre,për të cilat mbase nuk jeni të vetëdijshëm.

Rregullit 7: Përpiquni me sinqeritet të lëmoni, mbi baza të vërteta çdo mosmarrëveshje që keni pasur ose që e keni momentalisht me njerëzit e tjerë. Lirohuni nga ajo që ju shtrëngon.

Rregulli 8: Mësohuni t’i doni njerëzit gjithnjë derisa të mësoni ta bëni këtë krejt sinqerisht. Kujtohuni se ç’ka thënë Vil Roxhers “Kurrë nuk kam takuar njeriun që nuk më ka pëlqyer”. Përpiquni  të bëhëni sikurse ai.

Rregullit 9: Kurrë mos e lëshoni rastin t’i dërgoni dikujt urime për diçka që ka arritur ose ta ngushëlloni atë në dhëmbje dhe në pikëllim.

Rregulli 10: Fitoni përvojë të thellë shpirtërore kur do të keni t’i jepni të tjerëve diçka që do t’ju ndihmonte të bëhen më të fortë dhe të përballen më mirë me problemet jetësore. Jepuni fuqi, kurse ata do t’ua kthejnë me ndjenja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat