Bullgaria destinacion turistik i seksit

Life style

Bullgaria destinacion turistik i seksit

Më: 12 gusht 2018 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Shtypi bullgar citon duke iu referuar të dhënave nga Qendra për Studime të Demokracisë se më shumë se 20,000 bullgare kanë gjetur punë në "zanatin më të vjetër në botë" dhe më shumë se gjysma janë duke punuar jashtë vendit.

Prostitutat e elitës në vendpushimet më të mëdha bregdetare të Bullgarisë fitojnë deri në 3,000 euro në javë, ndërsa koleget e tyre ‘modeste’ fitojnë mes 300 dhe 400 euro.

Siç shkruan e përditshmja "Trud" e Sofjes, këto janë të dhënat për muajin korrik, ndërsa pritet që këto shifra të jenë edhe më të mëdha në gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat