Kërkoni qen roje? E kemi propozimin

Life style

Kërkoni qen roje? E kemi propozimin

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 00:39
Foto ilustrim

Fjala është për qenin e madh të njohur për trup të fuqishëm, qimeshkurtër dhe qimedendur, të rezistueshëm ndaj kushteve të ndryshme atmosferike.

Sipas standardit të organizatës ndërkombëtare kinologjike FCI, janë të lejuara të gjitha nuancat e ngjyrës së tigrit, të zezë apo të verdhë.

Edhe pse me dukje atraktive dhe i bukur, qeni i racës Bullmastiff, është ruajtës efektiv. Natyrisht, pos si qenë ruajtës, shumë mirë gjendet në rolin e qenit familjar.

Ekspertët ua rekomandojnë njerëzve si kanakarë, të cilët tashmë kanë paksa informacione për shkollimin e qenit, mirëpo nëse jeni fillestar në botën e qenve, rekomandohet të regjistroheni në ndonjë prej shkollave për qen në të cilat do të mësoni se si të përballeni me karakterin e tyre kokëfortë.

Me rastin e socializimit, mirëpo edhe më vonë në jetë duhet kushtuar kujdes të veçantë në raportin ndaj qenve të tjerë të së njëjtës gjini, sepse qentë meshkuj ndaj qenve të tjerë meshkuj, përkatësisht qentë femra ndaj qenve të tjerë femra synojnë të dominojnë.

Duke pasur parasysh fuqinë e tyre, kjo mund të shkaktojë problem të madh.

Dhe, në fund, po ju tregojnë se fjala është për racën, qimja e së cilës është e lehtë të mirëmbahet, nuk kërkon shëtitje të gjata dhe përgjithësisht nuk sëmuret shpesh.

Si edhe qentë e tjerë të cilët kanë hundë të shkurtër më vështirë e përballojnë vapën.

E meta më e madhe e Bullmastifit është që jetojnë pak – 10 deri në 12 vjet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat