Ja se çfarë do të bëjë për ju nëse me të vërtetë ju do

Life style

Ja se çfarë do të bëjë për ju nëse me të vërtetë ju do

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 06:18
Ilustrim

Është i njohur fakti se meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm dhe një ndër dallimi më kryesor mes tyre qëndron aty se shumica e meshkujve e shfaqin dashurinë nëpërmjet të veprave, e rrallëherë nëpërmjet fjalëve. 

Ky dallim mund t’ju shkaktojë shumë probleme femrave, pasi që ato nuk e kuptojnë natyrën e meshkujve dhe mënyrën e tyre  të të shprehurit e ndjenjave. Më poshtë keni disa mënyra nëpërmjet  të cilave mashkulli shpreh dashurinë ndaj jush.

1.    Nuk shpenzon para në gjëra luksoze pasi që mendon se janë shumë të shtrenjta, mirëpo di t’ju dhurojë dhurata shumë të vlefshme për raste të veçanta.

2.    Nuk inicon marrëdhënie seksuale në qoftë se sheh se sa të lodhura jeni.

3.    Nuk i pengon se e përdorni kompjuterin e tij, sepse nuk ka se çfarë të fshehë.

4.    Mendon se jeni e lezetshme edhe kur e teproni me ndonjë gjë.

5.    Mban mend të gjitha gjërat që ia keni thënë.

6.    Kur udhëton në ndonjë udhëtim zyrtar, dëshiron t’ju marrë edhe juve me vete.

7.    Nuk lejon që të pastroni shtëpinë vetëm ju, çdoherë ju ndihmon për ta bërë atë.

8.    Për të jeni e bukur edhe pa grim.

9.    Bëhet xheloz kur flisni me meshkuj të tjerë.

10.    Mban fotografitë tuaja.

11.    Kur grindeni, kërkon falje kur gabon.

12.    Vazhdimisht ju jep komplimente.

13.    Asnjëherë nuk ju thotë se jeni shëndoshur, edhe nëse ajo është e vërteta.

14.    I mban mend këngët e juaja të preferuara.

15.    Asnjëherë nuk harron ditëlindjen tuaj, përvjetorët dhe datat tjera të rëndësishme për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat