Rrëfimi interesant i një gruaje të martuar që ka katër të dashur

Life style

Rrëfimi interesant i një gruaje të martuar që ka katër të dashur

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 06:26
Ilustrim

Një grua nën pseudonimin Lisa ka zbuluar detaje për mediat e huaja rreth jetës së saj private.

“Me burrin tim unë kam qenë e martuar për vite, por pesë vitet e fundit ne kemi një të ashtuquajtur martesë të hapur. Përveçse se me të, tanimë unë takohem edhe me katër burra tjerë dhe mund të them se tanimë martesa jonë është edhe më interesante. Edhe ai takohet me gra të tjera. Fillimisht nuk ka fjetur me to, por me kalimin e kohës ka ndodhur edhe kjo gjë”.

Lisa thekson se poligamia, sipas saj është një gjë normale, shkruajnë mediat e huaja.

“Nuk e kuptoj se pse dikush do ta kufizonte. Burri im dhe unë jemi me njëri tjetrin kur bëhet fjalë për mbështetje emocionale, besojmë në njëri-tjetrin, dhe marrëdhëniet seksuale janë diçka shumë të ndryshme nga dashuria”, thotë ajo.

Lisa është 34 vjeç dhe thotë se shpeshherë takohet me burrin dhe të dashurit e tjerë, në të njëjtën kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat