Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Life style

Ju është mbushur shtëpia me merimanga? Një truk dhe një bimë do t’i përzë sa çel e mbyll sytë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Merimangat janë insekte të cilat gjithmonë gjejnë mënyrën që të hyjnë në shtëpinë tuaj dhe të thurin rrjeta.

Fatmirësisht, ekziston mënyra natyrale që t’i hiqni qafe njëherë e përgjithmonë.

Merimangat, sikur shumica e insekteve, nuk e durojnë aromën e mentës. E njohur edhe me emrin nana, kjo bimë ka aromë të fuqishme, e cila u përshtatet njerëzve, mirëpo u është e padurueshme merimangave dhe insekteve të ndryshme.

Mbjellja e mentës në vazo të vogla dhe pozicionimi strategjik në shtëpi merimangat përgjithmonë do t’i përzënë nga shtëpia juaj.

Nëse nuk do të mbillnit mentë, atëherë pas pastrimit me thithëse pluhuri,dhomat spërkatni me freskues me aromë mente ose mundeni edhe vetë ta bëni plotësisht në mënyrë natyrale për eliminimin e merimangave.

Nevojiten:

– një filxhan e gjysmë ujë,
– gjysmë filxhani uthull alkoolike,
– 20 pikë vaj eterik mendre/eukaliptusi.

Përgatitja:

Spërkatni vendet strategjike – pas dollapëve, lavamanëve, qoshet e banjës.

Kjo përzierje nuk do t’i mbysë, por do t’i përzë nga shtëpia juaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat