10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse ecni çdo ditë

Life style

10 gjëra që i ndodhin trupit tuaj nëse ecni çdo ditë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 15:00
Ilustrim

Ju do të çuditeni kur të mësoni se çfarë ndodhë me trupin tuaj nga ecja e përditshme.

Pyetja është kjo, a keni 15-30 minuta të lira çdo ditë? Brenda një periudhe 24 orëshe, secili nga ne mund të ndajë gjysmë ore. Për çfarë duhet ta përdorni atë kohë? Për të ecur, sigurisht.

Ecja 30 minutëshe sjellw shumë përfitime. Nuk kushton para dhe është një ndër gjërat më efektive që i bën mire të gjithë trupit tuaj.

Truri ndryshon për të mirë

Është kryer një studim që tregon efektet që krijon ecja, në tru. Bazuar në këtë studim, endorfina rritet dhe niveli i stresit ulet ndjeshëm. Ushtrimet me ndikim më të ulët, si ecja, ndihmojnë në përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të trurit dhe gjithashtu reduktojnë përqindjen e Alzheimerit dhe rrezikut nga Dementia.

Vizion më i avancuar

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ecja e përditshmedukshëm  mund të sjellë përfitime edhe për sytë. Ecja përmirëson disa presione te sytë dhe në disa raste redukton edhe glaukomën.

E mban zemrën të fortë

Sipas Asociacionit Amerikan të zemrës, ecja është po aq e dobishme sa edhe vrapimi. Ajo ndihmon në shmangien e problemeve me zemër, si për shembull infarkti apo probleme të tjera. Ecja përmirëson qarkullimin e gjakut, ulë kolesterolin dhe mund ta stabilizojë shtypjen e gjakut.

Mushkëri më të shëndetshme

Përveç që eleminon toksinat në trup, ecja përmirëson mushkëritë duke i stërvitur që të mbajnë më shumë oksigjen, i cili rrjedh në tërë trupin. Kjo ndikon shumë në përmirësimin e mushkërive si dhe parandalimin e sëmundjeve në këto organe.

Përmirëson pankreasin

Një studim i kryer ka treguar se njerëzit që vetëm ecin kanë nivel më të mirë të glukozës 6 herë më shumë se sa ata që vrapojnë. Kjo nënkupton që njerëzit mund ta praktikojnë ecjen si mënyrë për të parandaluar diabetin dhe si opsion më të mirë se vrapimi.

Ndihmon në tretje

Ekuilibri i zorrëve për shëndet më të mire është i domosdoshëm për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë dhe probleme të tjera si fryerja e zorrëve dhe kapsllëku. Ecja mund të ndihmojë në përmirësimin e zorrës së trashë, duke e mbajtur drejtpërdrejtë në lëvizje.

Muskuj të theksuar

Pasi që një person humbë yndyrë nga trupi, muskujt bëhen më të shfaqur dhe më të theksuar. Kjo mund të arrihet duke bërë 10000 hapa në ditë. Ngjitja përpjetë ose shtimi i intervaleve gjatë ecjes, mund të rrisë tonet e muskujve në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjitha këto mund të arrihen nëse ushtroni çdo ditë në palestër. Por, ecja është më e lehtë, shkakton më pak dhimbje dhe nuk kërkon kohë për shërim, çka nënkupton se mund të bëhet në mënyrë të vazhdueshme.

Nyje dhe eshtëri të forta

Ndjenja e ngurtësisë dhe dhimbjes mund të shmanget duke ecur çdo ditë nga 30 minuta.

Kyçet më të forta, të cilat të mbrojnë nga lëndimet dhe shmangin humbjen e kockave, janë mënyra më e mirë për ta mbajtur trupin të shëndetshëm. Fondacioni “Arthritis” rekomandon ecjen për një jetë më të shëndetshme dhe rehati në trupin tuaj.

Lehtëson dhimbjen e shpinës

Sportet apo ushtrimet me ndikim më të lartë mund ta dëmtojnë shpinën. Megjithatë, ushtrimet me ndikim të ulët si ecja, mund ta lehtësojnë dhimbjen e shpinës duke mundësuar qarkullimin e gjakut brenda zonës kurrizore. Kjo, së bashku me forcimin e fleksibilitetit dhe sjelljes, praktikisht, mund të largojnë çdo shqetësim në shpinë.

Mendje më e ekuilibruar

Ecja vetëm, por edhe me të tjerët, mund ta përmirësojë humorin tuaj dhe ta ulë nivelin e stresit dhe ankthit. Ecja është e njohur edhe për uljen e depresionit te njerëzit.

Ndajeni këtë me miqtë tuaj për t’u treguar edhe atyre përfitimet që kanë nga ecja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat