Arsyet pse njerëzit tradhtojnë, sipas shkencës

Life style

Arsyet pse njerëzit tradhtojnë, sipas shkencës

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Kohëzgjatja e një lidhjeje nuk ka ndikim te partneri nëse do të tradhtojë.

Nëse njerëzit kanë pasur numër të madh të partnerëve në seks, apo kanë tendenca impulsive, janë më të prirë për të tradhtuar, sipas një studimi të ri.

Megjithëse çdo lidhje dashurie është unike, hulumtuesit në Universitetin e Queensland kanë studiuar se pse njerëzit nuk janë bindur që ka faktorë që tregojnë se cilët persona më lehtë tradhtojnë.

Sipas të gjeturave, të publikuara njerëzit që janë më impulsivë tradhtojnë më lehtë, sepse ata nuk pauzojnë për të shqyrtuar një situatë, në vend të veprimit të menjëhershëm me mendimet dhe emocionet e tyre.

Përveç kësaj ata që kanë pasur më shumë partnerë në të kaluarën janë më jobesnikë dhe shohin mundësinë e bërjes së partnerit tjerët pasi që kanë “aftësi” të zhvilluara në këtë zonë.

Studimi është kryer me 123 pjesëmarrës – që të gjithë heteroseksual, në mes moshës 17 dhe 25 vjet, ku të gjithë prej tyre kanë qenë në lidhje dashurie.

Nga aty ka dalë se burrat janë më të prirë që të tradhtojnë me seks, kurse të dy gjinitë kanë dalë të barabartë kur fjala është te tradhtia me puthje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat