12 arsye pse është më mirë të jesh vajzë

Life style

12 arsye pse është më mirë të jesh vajzë

Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:12
Ilustrim

Ndodh shpesh që vajzat të përballen me pyetjen: “Çfarë do të bëje nëse do të ishe djalë?”.

Ka nga ato vajza që mendojnë se jeta e tyre do të ishte më e thjeshtë nëse do të ishin meshkuj, por duhet të keni parasysh që të qenit vajzë ka disa avantazhe.

Në qoftë se ende keni dyshime nëse është më mirë të jesh vajzë apo djalë, më poshtë po ju rendisim 12 arsye pse është më mirë të jesh vajzë.

Vajzat kanë më shumë tolerancë ndaj dhimbjeve
Gratë arrijnë të përballojnë dhimbjet e lindjes dhe kanë tolerancë më të madhe ndaj dhimbjeve se burrat. Nga gjilpërat e deri te dhimbja që mund të provohet te dentisti, gratë mund ta përballojnë shumë më mirë se burrat.

Kanë jetëgjatësi më të madhe
Sipas statistikave, gratë kanë jetëgjatësi më të madhe se burrat dhe sëmuren më rrallë se ata;

Mund të përqafohen në publik pa problem
Për gratë është një gjë shumë normale të përqafojnë njëra-tjetrën në publik pa u shqetësuar për mendimin e të tjerëve, ndërsa me burrat nuk ndodh kështu;

Mund të qajnë pa u shqetësuar se çfarë mendojnë të tjerët
Gratë janë më të lira për t`i shprehur emocionet në publik se burrat. Një mashkull që qan shihet si i dobët dhe më pak burrëror;

Ladies Nights
Ka shumë vende si clube dhe bare, ku për vajzat ka pije apo hyrje falas në netë të caktuara. Ndërsa për meshkujt nuk ka “men`s nights”, prandaj edhe në këtë rast është më mirë të jesh vajzë;

Mund të përdorin grim për t`u ndjerë më mirë me veten
Gratë mund të rregullojnë imperfeksionet e tyre me anë të grimit, ndërsa meshkujt nuk e kanë këtë lehtësi. Megjithëse ka edhe meshkuj që përdorin grim, por në shumicën e rasteve paragjykohen. Të gjithë i njohim mrekullitë që mund të bëjë grimi, prandaj vajzat duhet të ndihen me fat që janë vajza edhe në këtë rast.

Mund të eksperimentojnë më shumë me veshjet
Gratë kanë mundësi të shumta për të eksperimentuar dhe për të luajtur me veshjet dhe mund të përdorin edhe më shumë aksesorë se meshkujt;

Lindja e fëmijës
T`i lëmë mënjanë dhimbjet e lindjes, rritja e një fëmije brenda trupit tënd dhe sjellja në jetë e tij është një mrekulli e natyrës, që vetëm gratë mund ta përjetojnë.

Mund t`i dallojnë më mirë ngjyrat
Gratë kanë aftësinë që t`i vënë re më shumë detajet dhe kjo vjen për shkak të aftësisë për t`i dalluar më qartë ngjyrat. Ky është një plus i madh për ato që kanë hobi, që lidhen me ngjyrat si dizajni;

Aftësi më të mira komunikimi
Pjesa e trurit që është përgjegjëse për komunikimin është më e zhvilluar te gratë. Gratë e kuptojnë njëra-tjetrën më mirë se meshkujt, jo vetëm me anë të fjalëve, por edhe me anë të shprehive të fytyrës dhe emocioneve. Po ashtu, gratë mund të përdorin më mirë mjetet e komunikimit si email-i, sms-të etj;

Zonjat të parat
Në raste emergjence gratë dhe fëmijët shpëtohen të parët, gjë që e bën të qenit një grua më të thjeshtë. Po ashtu, në shoqëri gratë respektohen dhe trajtohen me më shumë kujdes se meshkujt;

Mund të qëndrojnë në shtëpi
Gratë mund të zgjedhin që të punojnë nga shtëpia apo të qëndrojnë në shtëpi për të rritur fëmijët dhe është diçka normale, për burrat nuk është edhe aq e pranueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat