Dashuria në ambientet e punës e mirë, por… - Bota Sot
Dashuria në ambientet e punës e mirë, por…

Life style

E enjte, 20 shtator 2018

Dashuria në ambientet e punës e mirë, por…

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 07:15
Ilustrim

Është një dashuri e vërtetë apo vetëm një aventurë lidhja e krijuar mes dy personave në ambientet e punës?

Dashuria në ambientet e punës lind në një vend të sigurt dhe shpesh herë në të njëjtin vend edhe përfundon.

Sipas një sondazhi të zhvilluar në të gjithë Europën, ku janë intervistuar rreth 8000 persona, meshkuj dhe femra ka rezultuar se kjo dashuri mund të ndodhë në të shumtën e rasteve edhe në ambientet e punës.

Janë dashuri që zgjasin më shumë ndoshta edhe për faktin sepse kur flasin për çështje pune kanë diçka të re ende për të thënë.

Meshkujt në fakt janë më të bindur që puna në zyrë është pozitive pasi sipas tyre ofrohen mundësi të shumta për të bashkëbiseduar me partneren dhe kolegen njëkohësisht për problemet e punës, arsye kjo që rrit mundësinë e jetëgjatësisë së një lidhje dashurie.

Por të intervistuarit vendosin sanksione të qarta; kujdes, sepse marrëdhënia e dashurisë në zyrë shkon mirë vetëm me kolegët, por lidhja e dashurisë me shefin mund të sjellë shqetësime dhe madje largim nga puna.

Rreth 23% e të intervistuarve nuk janë dakord për asgjë dhe mendojnë se lidhja e dashurisë të çon në konfuzion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test